Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Projektligj i ri/ Makinat elektrike futen në skemën e taksimit, sa do të paguajnë?

nga Fast News
3 weeks më parë
në Aktualitet
0
Projektligj i ri/ Makinat elektrike futen në skemën e taksimit, sa do të paguajnë?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Projektligji për Paketën Fiskale 2027 parashikon vendosjen e një takse fikse vjetore për automjetet elektrike, në ndryshim nga skema aktuale e mjeteve me karburant. Për autoveturat dhe kategoritë e tjera të përcaktuara në projekt, detyrimi do të jetë 15 mijë lekë në vit, ndërsa për motomjetet elektrike 1 mijë lekë. Automjetet elektrike pritet të përfshihen në një skemë të re taksimi vjetor. Projektligji për ndryshimet në ligjin “Për taksat kombëtare”, pjesë e Paketës Fiskale 2027, parashikon një taksë fikse prej 15 mijë lekësh në vit për automjetet elektrike dhe 1 mijë lekë në vit për motomjetet elektrike.

Sipas relacionit të Ministrisë së Financave, taksa prej 15 mijë lekësh do të zbatohet për autoveturat elektrike, mjetet e kategorive të përcaktuara në projektligj dhe autobusët elektrikë. Për motomjetet elektrike parashikohet një detyrim vjetor prej 1 mijë lekësh. Ndryshe nga automjetet që përdorin naftë, benzinë apo gaz, për të cilat taksa vjetore llogaritet duke marrë në konsideratë cilindratën, llojin e karburantit dhe vjetërsinë e mjetit, për automjetet elektrike propozohet një shumë fikse, në varësi të kategorisë.

Qeveria synon të zgjerojë bazën e taksimit



Sipas argumentimit të Ministrisë së Financave, vendosja e kësaj takse synon përfshirjen e automjeteve elektrike në skemën e taksimit vjetor dhe zgjerimin e bazës së taksapaguesve. Nga kjo masë, të ardhurat shtesë për buxhetin e shtetit vlerësohen në rreth 240 milionë lekë në vit. Taksa për automjetet elektrike është pjesë e një pakete më të gjerë ndryshimesh në taksimin e mjeteve të transportit. Projektligji parashikon gjithashtu heqjen e taksës së qarkullimit për benzinën dhe naftën, rritjen e taksës vjetore për automjetet luksoze nga 21 mijë në 40 mijë lekë dhe ndryshimin e formulës së llogaritjes së taksës vjetore për mjetet e përdorura. Sipas projektligjit, ndryshimet parashikohet të kenë efekte nga 1 janari 2027, pas përfundimit të procedurave të miratimit dhe hyrjes në fuqi të ligjit.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Akti normativ/ Shteti kompenson bizneset e dëmtuara nga protestat, përgjegjës edhe organizatorët

Para

Taksat e automjeteve, ndryshojnë formulat dhe tarifat për vitin 2027

Para
Taksat e automjeteve, ndryshojnë formulat dhe tarifat për vitin 2027

Taksat e automjeteve, ndryshojnë formulat dhe tarifat për vitin 2027

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

nga Fast News
12:41 | 22/11/2026
0

Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

nga Fast News
16:36 | 21/11/2026
0

Fermerët rrisin shitjet me 13% përmes autofaturës, arrijnë në 221 milionë euro në 10-mujor

Fermerët rrisin shitjet me 13% përmes autofaturës, arrijnë në 221 milionë euro në 10-mujor

nga Fast News
16:32 | 21/11/2026
0

ECGE 2026/ 80 kompani dhe mbi 3 mijë vizitorë biznesi, investimet dhe inovacioni në fokus

ECGE 2026/ 80 kompani dhe mbi 3 mijë vizitorë biznesi, investimet dhe inovacioni në fokus

nga Fast News
14:39 | 21/11/2026
0

Recent News

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

12:41 | 22/11/2026
Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

16:36 | 21/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora