Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

nga Fast News
1 minute më parë
në Biznes
0
Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shtimin e kontrolleve ndaj bizneseve për të garantuar që ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) nga 20% në 6% për 54 produkte të shportës bazë të reflektohet në çmimet përfundimtare për konsumatorët.

Gjatë podcast-it të tij “Flasim”, ku foli për Paketën Fiskale 2027, kreu i qeverisë theksoi se zbatimi i kësaj mase kërkon përgjegjshmëri nga tregtarët, si dhe më shumë transparencë dhe monitorim nga institucionet shtetërore.

Sipas Ramës, ulja e taksës nuk duhet të mbetet vetëm në nivelin ligjor, por duhet të përkthehet në çmime më të ulëta për qytetarët. Ai pranoi se reflektimi i menjëhershëm i saj mund të jetë i vështirë, duke përmendur edhe diskutimet me përfaqësues të rrjeteve të marketeve.



Megjithatë, kryeministri paralajmëroi se disa biznese mund të tentojnë ta mbajnë për vete përfitimin nga ulja e TVSH-së, në vend që t’ua kalojnë atë konsumatorëve.

“Kapitalizmi është kafshë e egër, nuk bëhet kapitalizmi lepur”, u shpreh Rama, duke nënvizuar nevojën për ndërhyrje dhe kontroll për të shmangur përfitimin e bizneseve në kurriz të qytetarëve.

Në këtë kuadër, ai u bëri thirrje konsumatorëve të përdorin “Pasqyrën Digjitale të Çmimeve”, ku publikohen çmimet e 224 produkteve të ndryshme. Ky instrument u mundëson qytetarëve të krahasojnë çmimet mes pikave të shitjes dhe të identifikojnë ofertat më të favorshme.

Gjatë podcast-it, Rama u ndal edhe te përgjegjësia sociale e bizneseve, duke argumentuar se zhvillimi ekonomik nuk duhet të shoqërohet me thellimin e hendekut mes shtresave shoqërore. Sipas tij, përmirësimi i gjendjes ekonomike të një biznesi nuk mund të shihet i shkëputur nga mirëqenia e njerëzve dhe komunitetit përreth.

Ai solli në vëmendje shprehjen “fqinj i lumtur, shtëpi e lumtur”, për të theksuar se bizneset duhet të marrin në konsideratë edhe vështirësitë ekonomike të konsumatorëve, veçanërisht të familjeve me të ardhura më të ulëta.

“Ti mund të pasurohesh dhe të kesh shumë gjëra, por nëse ai që është afër teje nuk arrin dot të nxjerrë fundin e muajit, duhet të mendosh edhe për të në kontributet që jep, sepse pastaj do vijë te ty”, deklaroi kryeministri.

Sipas tij, ndërhyrja e qeverisë është e nevojshme për të zbutur pabarazitë që mund të krijohen gjatë zhvillimit ekonomik, ndërsa produktet bazë duhet të jenë të përballueshme edhe për shtresat më në vështirësi.

“Me mirë që këta njerëzit që e kanë më të vështirë sesa të tjerët që të ngrenë atë shportën me ushqime ta marrin më lirë sesa ç’do të ishte fitimi maksimal”, përfundoi Rama.

Etiketa: aktualitet
Pas

Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

nga Fast News
12:41 | 22/11/2026
0

Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

nga Fast News
16:36 | 21/11/2026
0

Fermerët rrisin shitjet me 13% përmes autofaturës, arrijnë në 221 milionë euro në 10-mujor

Fermerët rrisin shitjet me 13% përmes autofaturës, arrijnë në 221 milionë euro në 10-mujor

nga Fast News
16:32 | 21/11/2026
0

ECGE 2026/ 80 kompani dhe mbi 3 mijë vizitorë biznesi, investimet dhe inovacioni në fokus

ECGE 2026/ 80 kompani dhe mbi 3 mijë vizitorë biznesi, investimet dhe inovacioni në fokus

nga Fast News
14:39 | 21/11/2026
0

Recent News

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

12:41 | 22/11/2026
Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

16:36 | 21/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora