Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Projektbuxheti 2027 arrin rekord, 10.7 miliardë euro shpenzime të planifikuara

nga Fast News
2 minutes më parë
në Finance
0
Projektbuxheti 2027 arrin rekord, 10.7 miliardë euro shpenzime të planifikuara
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Viti 2027 pritet të nisë me buxhetin më të lartë të planifikuar ndonjëherë, me shpenzime që arrijnë në 976.1 miliardë lekë, ose rreth 10.7 miliardë euro. Sipas projektbuxhetit, shpenzimet publike do të përbëjnë rreth 33.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke u rritur me 69.3 miliardë lekë krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2026.

Të ardhurat buxhetore për vitin e ardhshëm parashikohen në 907.8 miliardë lekë, ose 30.9% e PBB-së. Krahasuar me planin e rishikuar të vitit 2026, ato pritet të rriten me rreth 57.2 miliardë lekë. Diferenca mes të ardhurave dhe shpenzimeve do të përbëjë deficitin buxhetor, i cili planifikohet në nivelin 2.3% të PBB-së, në të njëjtin nivel me atë të pritshëm për vitin 2026.

Një nga prioritetet e projektbuxhetit janë politikat sociale dhe rritja e mirëqenies. Për periudhën 2027–2029, parashikohen fondet për vijimin e politikës së rritjes së pensionit minimal në 200 euro në muaj dhe pensionit mesatar në 400 euro në muaj. Gjithashtu, parashikohet financimi i rishikimit të politikës së bonusit të bebes, me synimin për të ofruar edhe një pagesë mujore për fëmijët e moshës 0–5 vjeç.

Investimet publike për vitin 2027 parashikohen në rreth 201.5 miliardë lekë, ose 6.9% e PBB-së. Në këtë shumë përfshihen edhe rreth 14.1 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes.

Ndërkohë, shpenzimet e buxhetit vendor parashikohen në 114.6 miliardë lekë, me një rritje prej 2.4% krahasuar me vitin 2026. Ato do të përbëjnë 3.9% të PBB-së. Transferta e pakushtëzuar për njësitë e qeverisjes vendore pritet të rritet me 1.4 miliardë lekë, ose 5.1%, krahasuar me vitin 2026. Sipas relacionit, financimi synon të mbështesë decentralizimin dhe zbatimin e reformës së re administrativo-territoriale, duke forcuar kapacitetet administrative dhe ofrimin e shërbimeve vendore.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sa i përket qëndrueshmërisë fiskale, balanca primare parashikohet të jetë e balancuar në vitin 2027, në përputhje me rregullin fiskal që nuk lejon një balancë primare negative. Paralelisht, qeveria parashikon vijimin e uljes së borxhit publik bruto.

Sipas skenarit bazë, borxhi publik bruto pritet të zbresë nga rreth 52.5% e PBB-së në vitin 2026, në 52.4% në vitin 2027. Trajektorja rënëse parashikohet të vijojë në vitet pasuese, me borxhin që pritet të arrijë në 52.2% të PBB-së deri në vitin 2029 dhe në 50.9% në vitin 2031.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Taksat e automjeteve, ndryshojnë formulat dhe tarifat për vitin 2027

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Projektbuxheti 2027 arrin rekord, 10.7 miliardë euro shpenzime të planifikuara

Projektbuxheti 2027 arrin rekord, 10.7 miliardë euro shpenzime të planifikuara

nga Fast News
09:27 | 29/10/2026
0

Taksat e automjeteve, ndryshojnë formulat dhe tarifat për vitin 2027

Taksat e automjeteve, ndryshojnë formulat dhe tarifat për vitin 2027

nga Fast News
09:22 | 29/10/2026
0

Projektligj i ri/ Makinat elektrike futen në skemën e taksimit, sa do të paguajnë?

Projektligj i ri/ Makinat elektrike futen në skemën e taksimit, sa do të paguajnë?

nga Fast News
09:19 | 29/10/2026
0

Ekonomia nuk është armik!

Akti normativ/ Shteti kompenson bizneset e dëmtuara nga protestat, përgjegjës edhe organizatorët

nga Fast News
08:20 | 29/10/2026
0

Recent News

Projektbuxheti 2027 arrin rekord, 10.7 miliardë euro shpenzime të planifikuara

Projektbuxheti 2027 arrin rekord, 10.7 miliardë euro shpenzime të planifikuara

09:27 | 29/10/2026
Taksat e automjeteve, ndryshojnë formulat dhe tarifat për vitin 2027

Taksat e automjeteve, ndryshojnë formulat dhe tarifat për vitin 2027

09:22 | 29/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora