Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

AmCham ngre shqetësime për ndryshimet fiskale të vitit 2027: Rrezikohen investimet dhe konkurrueshmëria

nga Fast News
36 minutes më parë
në Aktualitet
0
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Pasiguria rrezikon bizneset dhe investimet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) kundërshton ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e barrës tatimore mund të dekurajojë investimet, të ndikojë në planet e bizneseve dhe të dobësojë konkurrueshmërinë e Shqipërisë në rajon.

Në një deklaratë publike, AmCham vlerëson se ndryshimet e propozuara prekin disa prej elementeve kryesore të sistemit tatimor dhe mund të ndryshojnë kushtet mbi bazën e të cilave sipërmarrjet kanë ndërtuar planet e tyre për aktivitetin, financimin dhe investimet. Sipas Dhomës Amerikane, ndryshime të tilla mund të ndikojnë edhe në vendimin e investitorëve të huaj për ta konsideruar Shqipërinë si destinacion për investime të reja.

Ndër masat që ngre shqetësim AmCham janë rritja e tatimit mbi dividendët nga 8% në 15%, e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%, si dhe rritja e disa normave të reduktuara të TVSH-së nga 6% në 10%. Ndryshime parashikohen edhe në tatimin mbi të ardhurat nga punësimi.

Sipas AmCham, këto masa mund të pakësojnë fondet që bizneset kanë në dispozicion për riinvestim, të ulin kthimin nga kapitali dhe të rrisin kostot e aktivitetit ekonomik. Nëse ndryshimet pengojnë zhvillimin e sipërmarrjeve, ndikimi në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe në të ardhurat tatimore mund të jetë më i ulët se sa parashikohet.

Dhoma Amerikane ngre shqetësime edhe për ndikimin e ndryshimeve të TVSH-së te çmimet e konsumit. Ndërsa ulja e TVSH-së në 6% për disa produkte ushqimore bazë synon të lehtësojë koston e jetesës, rritja e normës standarde dhe e disa normave të reduktuara mund të shtrenjtojë mallra dhe shërbime të tjera. Për këtë arsye, AmCham kërkon një analizë të ndikimit neto mbi çmimet, fuqinë blerëse dhe buxhetet familjare, duke vënë në dukje se ulja e TVSH-së nuk garanton automatikisht reflektimin e plotë të përfitimit te konsumatorët.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Një tjetër shqetësim lidhet me konkurrueshmërinë e Shqipërisë në raport me vendet e rajonit. Sipas AmCham, rritja e normave tatimore mund të dobësojë pozicionin e vendit si destinacion investimi dhe të ndikojë negativisht në investimet e huaja direkte, me pasoja afatgjata për ekonominë dhe financat publike.

Deklarata e Plotë:

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) shpreh shqetësimin e saj lidhur me ndryshimet e propozuara në Paketën Fiskale 2027, të cilat parashikojnë një rritje të konsiderueshme të barrës tatimore për bizneset dhe ndryshojnë kushtet mbi bazën e të cilave sipërmarrjet kanë ndërtuar planet e tyre të aktivitetit, financimit dhe investimeve. Ndryshime të tilla do të dekurajonin gjithashtu investitorët e huaj nga konsiderimi i Shqipërisë për biznese në të ardhmen. AmCham vlerëson se çdo ndryshim i rëndësishëm në politikat fiskale duhet të mbështetet në një analizë të plotë të ndikimit ekonomik dhe social, në vlerësimin e kostove dhe përfitimeve të pritshme, si dhe në një proces të mirëfilltë konsultimi me komunitetin e biznesit përpara vendimmarrjes përfundimtare.

Lehtësimi i kostos së jetesës dhe mbështetja e qytetarëve, veçanërisht e familjeve më të ekspozuara ndaj rritjes së çmimeve, janë objektiva të rëndësishëm. Megjithatë, arritja e tyre duhet të shkojë paralelisht me ruajtjen e një klime të shëndetshme biznesi, nxitjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës. Për këtë arsye, AmCham kundërshton që financimi i masave sociale të mbështetet në rritjen e barrës mbi bizneset që deklarojnë aktivitetin dhe përmbushin rregullisht detyrimet tatimore, pa u shqyrtuar më parë alternativat e mundshme dhe efektet e ndërhyrjes. Duke marrë parasysh edhe nivelin e nënrealizimit të shpenzimeve buxhetore dhe suficitin e financave publike, çdo rritje e barrës fiskale kërkon një arsyetim të qartë mbi domosdoshmërinë e saj dhe mënyrën e përdorimit të të ardhurave shtesë.

Ndryshimet e propozuara prekin njëkohësisht disa prej elementeve kryesore të sistemit tatimor. Rritja e tatimit mbi dividendët nga 8% në 15% dhe e normës standarde të TVSH-së nga 20% në 21%, krahas rritjes së disa normave të reduktuara të TVSH-së nga 6% në 10% dhe ndryshimeve në tatimin mbi të ardhurat nga punësimi, përbëjnë ndërhyrje me ndikim të drejtpërdrejtë në aktivitetin ekonomik. Këto masa mund të pakësojnë fondet e disponueshme për riinvestim, të ulin kthimin nga kapitali dhe të ndikojnë në kostot e aktivitetit, punësimin dhe planet e zgjerimit të bizneseve. Ndikimi neto në GDP, dhe rrjedhimisht në të ardhurat bruto tatimore, mund të rezultojë më i ulët se sa parashikohet, nëse politika e re pengon zhvillimin e bizneseve.

Ndërkohë, Shqipëria vepron në një mjedis rajonal ku investitorët e huaj krahasojnë kushtet fiskale dhe parashikueshmërinë e mjedisit të biznesit në vende të ndryshme. Rritja e normave tatimore do të dobësojë më tej pozitën tonë konkurruese. Një rënie e investimeve të huaja direkte (FDI) do të ngushtojë potencialin e ekonomisë dhe, si pasojë, do të sjellë efekte negative fiskale afatgjata. Duke pasur parasysh rrezikun që ndryshime të tilla dobësojnë konkurrueshmërinë e Shqipërisë si destinacion investimi në raport me vendet e tjera të rajonit, presim një vlerësim fiskal dukshëm më të thelluar në mbështetje të këtyre ndryshimeve kaq drastike.

Një shqetësim tjetër lidhet me ndikimin e ndryshimeve të propozuara mbi çmimet e konsumit. Ndërsa vendosja e normës së reduktuar të TVSH-së prej 6% për një kategori produktesh ushqimore bazë synon të lehtësojë koston e jetesës, rritja e normës standarde nga 20% në 21% dhe e disa normave të reduktuara nga 6% në 10% mund të sjellë rritje të çmimeve për një gamë të gjerë mallrash dhe shërbimesh. Në masën që këto rritje transferohen te konsumatorët, shpenzimet shtesë të familjeve mund të zbehin ose të kompensojnë pjesërisht përfitimet e pritshme nga ulja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë. Për më tepër, ulja e normës së TVSH-së nuk garanton në vetvete që përfitimi do të reflektohet plotësisht në çmimet përfundimtare. Për këtë arsye, AmCham kërkon një analizë të ndikimit neto të ndryshimeve mbi çmimet e konsumit, fuqinë blerëse dhe buxhetet familjare, si dhe sqarimin e mekanizmave të monitorimit për të vlerësuar nëse objektivat sociale të synuara do të arrihen realisht.

AmCham vlerëson gjithashtu se financimi i politikave sociale dhe rritja e të ardhurave buxhetore duhet të mbështeten, në radhë të parë, në zgjerimin e bazës së tatimpaguesve, uljen e informalitetit dhe përmirësimin e eficiencës së administrimit tatimor, përpara se të konsiderohet rritja e normave tatimore. Rritja e barrës mbi bizneset që deklarojnë dhe përmbushin rregullisht detyrimet e tyre, pa shfrytëzuar më parë potencialin për formalizimin e ekonomisë, rrezikon të rëndojë më tej sipërmarrjet e rregullta dhe të thellojë pabarazitë konkurruese. Për AmCham, zgjerimi i bazës tatimore, zbatimi i barabartë i ligjit dhe lufta efektive kundër informalitetit përbëjnë një qasje më të qëndrueshme për rritjen e të ardhurave publike, financimin e nevojave sociale dhe ruajtjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë.

Shqetësimin tonë e shton edhe mënyra dhe koha e paraqitjes së këtyre propozimeve. Ndryshime me një ndikim kaq të gjerë, të cilat parashikohet të fillojnë të prodhojnë efekte nga 1 janari 2027, u lënë bizneseve një periudhë të kufizuar për të analizuar pasojat dhe për t’u përshtatur. Për ndërmarrjet me investime afatgjata, kontrata të lidhura dhe angazhime financiare, këto ndryshime ndikojnë në vendime të marra mbi bazën e një kuadri fiskal të caktuar. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për kompanitë amerikane dhe investitorët ndërkombëtarë, për të cilët stabiliteti dhe parashikueshmëria fiskale janë elemente thelbësore në vlerësimin e një tregu. Ndryshimet e papritura, pa një kalendar të qartë dhe periudha të arsyeshme kalimtare, mund të cenojnë besimin e investitorëve aktualë dhe potencialë.

Në këtë kuadër, projektligjet e propozuara duhet të mbështeten në studime dhe modelime të thelluara fiskale, të komunikuara në mënyrë transparente, dhe më pas t’i nënshtrohen një procesi konsultimi publik real, efektiv dhe gjithëpërfshirës, e jo të trajtohen thjesht si një formalitet procedural. Propozimet me ndikim të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e bizneseve duhet t’i nënshtrohen një shqyrtimi të plotë, ku argumentet dhe rekomandimet e komunitetit të biznesit të analizohen dhe të merren në konsideratë përpara miratimit. Një proces i tillë është i domosdoshëm për të përmirësuar cilësinë e politikave fiskale dhe për të shmangur pasoja të padëshiruara për ekonominë.

Për më tepër, është e nevojshme të sqarohet përputhshmëria e ndryshimeve të propozuara me objektivat dhe drejtimin e përcaktuar në Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave, të hartuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë FMN-në dhe BE-në. Çdo ndryshim nga masat apo afatet e parashikuara në këtë kuadër duhet të shoqërohet me argumentim të qartë ekonomik dhe fiskal, duke garantuar koherencën dhe parashikueshmërinë e politikave tatimore.

Në këto rrethana, Dhoma Amerikane e Tregtisë i bën thirrje Qeverisë të rishqyrtojë rritjet e propozuara të barrës tatimore, të publikojë analizat e ndikimit ekonomik dhe social dhe të vlerësojë si alternativë prioritare zgjerimin e bazës tatimore, uljen e informalitetit dhe përmirësimin e administrimit të të ardhurave publike, përpara ndërmarrjes së masave që rrisin normat tatimore. AmCham kërkon gjithashtu një proces të hapur e kuptimplotë konsultimi dhe parashikimin e periudhave të arsyeshme kalimtare përpara se ndryshime të kësaj përmase të merren në konsideratë, e aq më pak të zbatohen.

AmCham mbetet e gatshme të kontribuojë me ekspertizën dhe rekomandimet e saj konkrete, në funksion të një sistemi fiskal të drejtë, të qëndrueshëm dhe konkurrues, që nxit investimet, mbështet formalizimin dhe krijon kushtet për rritje ekonomike të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Projektbuxheti 2027 arrin rekord, 10.7 miliardë euro shpenzime të planifikuara

Para

Ministri Malaj prezanton pr/Buxhetin 2027, bonus i dyfishuar për pensionistët nga janari

Para
Ministri Malaj prezanton pr/Buxhetin 2027, bonus i dyfishuar për pensionistët nga janari

Ministri Malaj prezanton pr/Buxhetin 2027, bonus i dyfishuar për pensionistët nga janari

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ministri Malaj prezanton pr/Buxhetin 2027, bonus i dyfishuar për pensionistët nga janari

Ministri Malaj prezanton pr/Buxhetin 2027, bonus i dyfishuar për pensionistët nga janari

nga Fast News
11:10 | 29/10/2026
0

Dhoma Amerikane e Tregtisë: Pasiguria rrezikon bizneset dhe investimet

AmCham ngre shqetësime për ndryshimet fiskale të vitit 2027: Rrezikohen investimet dhe konkurrueshmëria

nga Fast News
10:40 | 29/10/2026
0

Projektbuxheti 2027 arrin rekord, 10.7 miliardë euro shpenzime të planifikuara

Projektbuxheti 2027 arrin rekord, 10.7 miliardë euro shpenzime të planifikuara

nga Fast News
09:27 | 29/10/2026
0

Taksat e automjeteve, ndryshojnë formulat dhe tarifat për vitin 2027

Taksat e automjeteve, ndryshojnë formulat dhe tarifat për vitin 2027

nga Fast News
09:22 | 29/10/2026
0

Recent News

Ministri Malaj prezanton pr/Buxhetin 2027, bonus i dyfishuar për pensionistët nga janari

Ministri Malaj prezanton pr/Buxhetin 2027, bonus i dyfishuar për pensionistët nga janari

11:10 | 29/10/2026
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Pasiguria rrezikon bizneset dhe investimet

AmCham ngre shqetësime për ndryshimet fiskale të vitit 2027: Rrezikohen investimet dhe konkurrueshmëria

10:40 | 29/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora