Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Aplikimet e bizneseve për kredi, vihet në funksion platforma “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”

nga Fast News
1 month më parë
në Finance
0
Aplikimet e bizneseve për kredi, vihet në funksion platforma “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vihet në funksion dhe në dispozicion të bizneseve platforma “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Bëhet fjalë për programin, nëpërmjet të cilit bizneset e vogla dhe të mesme mund të përfitojnë kredi me interesa të ulëta për t’u rritur dhe zhvilluar.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se platforma është ndërtuar për t’ia lehtësuar biznesit procesin e aplikimit dhe për ta asistuar atë në çdo hap, nga shprehja e interesit deri në përgatitjen për aplikimin pranë bankës.

Përmes portalit e-Albania, çdo biznes i interesuar mund të kërkojë shërbimin “Shprehje interesi për ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’” dhe të nisë procesin online. Në fazën fillestare, biznesi plotëson të dhënat e kërkuara, përfshirë NIPT-in dhe konceptin ose idenë e investimit që synon të realizojë.

“Platforma i mundëson biznesit të ndjekë në çdo fazë statusin e aplikimit dhe vendimmarrjen përkatëse”, bëri të ditur ministrja.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit asiston biznesin në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, me synim që, në momentin e paraqitjes pranë bankës, ai të ketë informacionin e plotë dhe një vlerësim paraprak për aplikimin për kredi.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ministrja Ibrahimaj theksoi se interesi për programin ka qenë i lartë që prej hapjes së tij.

“Më shumë se 1700 biznese kanë shprehur interes, ndërsa 720 prej tyre janë aktualisht në proces trajtimi nga ekipi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit”, informoi ministrja.

Sipas të dhënave të mbledhura nga bizneset, kërkesa lidhet kryesisht me zgjerimin dhe modernizimin e aktivitetit. 57% e bizneseve që kanë shprehur interes synojnë të zgjerojnë aktivitetin, ndërsa 21% planifikojnë të investojnë në makineri dhe pajisje.

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” synon të përmirësojë aksesin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në financim, përmes garancisë sovrane të shtetit për kredi deri në 2 milionë euro, me afat maturimi deri në 10 vjet.

Platforma e re e vendos këtë mbështetje në një proces të integruar online, duke i dhënë biznesit mundësinë të aplikojë, të ndjekë ecurinë e kërkesës së tij dhe të marrë asistencën e nevojshme përgjatë procesit.

Biznesi mund të aplikojë nëpërmjet disa hapave të thjeshtë,

  • Hyni në portalin e-Albania;
  • Kërkoni shërbimin “Shprehje interesi për “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde””;
  • Plotësoni të dhënat e kërkuara për biznesin dhe investimin e planifikuar;
  • Ndiqni online statusin e aplikimit dhe ecurinë e procesit.

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” synon të krijojë më shumë mundësi për bizneset shqiptare që duan të investojnë, të zgjerojnë aktivitetin dhe të rrisin kapacitetet e tyre, ndërsa platforma e re lehtëson aksesin e tyre në këtë instrument financimi.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Kriza e çmimeve/ Bankat Qendrore në botë po rrisin interesat. Veprimi i fundit nga Rezervat Federale në SHBA

Para

Eksportet në rritje, por fasoni në “ditë të vështira”

Para
Eksportet në rritje, por fasoni në “ditë të vështira”

Eksportet në rritje, por fasoni në “ditë të vështira”

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nga energjia te fluturimet nga Izraeli, TIA sqaron situatën: Shërbimet funksionojnë normalisht

Nga energjia te fluturimet nga Izraeli, TIA sqaron situatën: Shërbimet funksionojnë normalisht

nga Fast News
15:58 | 17/10/2026
0

Kosova drejt SEPA-s, ndryshimet ligjore hapin rrugën për pagesa më të lira në euro

Kosova drejt SEPA-s, ndryshimet ligjore hapin rrugën për pagesa më të lira në euro

nga Fast News
13:24 | 17/10/2026
0

Protesta, reagon Shoqata e Bankave: Të garantohet siguria e punonjësve dhe klientëve

Bizneset e dëmtuara nga protestat, si të aplikoni në e-Albania përmes “Dëmi im”?

nga Fast News
13:21 | 17/10/2026
0

10 grupe të Tatimeve nisin verifikimet, “Dëmi im” në e-Albania, Rama: Dokumentoni dëmet

10 grupe të Tatimeve nisin verifikimet, “Dëmi im” në e-Albania, Rama: Dokumentoni dëmet

nga Fast News
09:28 | 17/10/2026
0

Recent News

Nga energjia te fluturimet nga Izraeli, TIA sqaron situatën: Shërbimet funksionojnë normalisht

Nga energjia te fluturimet nga Izraeli, TIA sqaron situatën: Shërbimet funksionojnë normalisht

15:58 | 17/10/2026
Kosova drejt SEPA-s, ndryshimet ligjore hapin rrugën për pagesa më të lira në euro

Kosova drejt SEPA-s, ndryshimet ligjore hapin rrugën për pagesa më të lira në euro

13:24 | 17/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora