Në Shqipëri po prodhohen më shumë mbetje. Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat, nga ky rezulton se në vitin 2025, në Shqipëri u menaxhuan 900,8 mijë tonë mbetje, ose 4.5 % më shumë se një vit më parë. Mesatarisht, çdo banor gjeneroi 383 kg mbetje gjatë vitit, ose 23 kg më shumë se në vitin 2024.
Pesha e mbetjeve të ricikluara mbeti në rreth 18 %, pothuajse e pandryshuar nga viti 2024, ndërsa depozitimi në landfille vazhdon të jetë metoda kryesore e trajtimit.
Gjithashtu, përbërja e mbetjeve urbane ka ruajtur pothuajse të njëjtën strukturë ndër vite.
“Treguesit Kryesorë: 900,8 mijë tonë mbetje të menaxhuara; 383 kg mbetje për banor; 77 % e mbetjeve u depozituan në landfill; 18 % u ricikluan; 90,3 % e popullsisë u mbulua nga shërbimi i grumbullimit”, vlerëson INSTAT.








