Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Grantet për startup-et/ Këtë vit mbi 1200 aplikime, kryesojnë të rinjtë dhe gratë

nga Fast News
55 minutes më parë
në Teknologji
0
Grantet për startup-et/ Këtë vit mbi 1200 aplikime, kryesojnë të rinjtë dhe gratë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në ceremoninë e shpalljes së fituesve të Grantit për Startup-et 2026, të zhvilluar në praninë e Kryeministrit Edi Rama, partnerëve institucionalë dhe sipërmarrësve të ekosistemit të inovacionit në Shqipëri.

Ministrja Ibrahimaj vlerësoi zhvillimin e ekosistemit të startup-eve si një nga historitë më të rëndësishme të transformimit ekonomik të vendit, duke theksuar se filozofia e këtij procesi përmblidhet në qasjen për të ndërtuar Shqipërinë, për të ndërtuar në Shqipëri dhe nga Shqipëria, si shprehje e vizionit të të rinjve dhe sipërmarrësve që zgjedhin të zhvillojnë idetë e tyre në vend.

“Për mua si ministre nuk ka histori më të bukur për të treguar se historia e rrugëtimit të ekosistemit të startupeve në Shqipëri.Unë kam dashur ta quaj fjalimin tim të ndërtosh Shqipërinë, të ndërtosh në Shqipëri, nga Shqipëria, pasi mendoj që ky nuk është një slogan patriotik, nuk është një slogan politik, por është ajo çfarë përfaqëson çdo të ri dhe të re që është këtu në këtë sallë”, u shpreh ministrja.

Ibrahimaj nënvizoi se mbështetja financiare për startup-et ka shënuar rritje të ndjeshme, duke kaluar nga angazhimi fillestar prej 10 milionë euro në vitin 2022 në 16,5 milionë euro aktualisht, si rezultat i performancës së skemave mbështetëse dhe impaktit të tyre në ekonomi.

“Në vitin 2022 ne u zotuam që do të jepnim 10 milionë euro në mbështetje të startup-eve dhe ja ku jemi sot, katër vjet më pas, dhe shuma e financuar për startup-et është 16,5 milionë euro”,  deklaroi ministrja.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ajo theksoi gjithashtu, rritjen e interesit për programet mbështetëse, ku këtë vit janë regjistruar 1219 aplikime, si dhe një përfshirje të shtuar të të rinjve dhe grave në sipërmarrje, me 417 aplikime nga vajza dhe gra dhe një nivel përfaqësimi prej 34,3% të startup-ve të financuara të drejtuara nga gra.

“Këtë vit në skemën e startupeve aplikuan 417 vajza dhe gra, dyfishi i atyre që kanë aplikuar vitin e kaluar, dhe kur flasim për startup-et e financuara në Shqipëri, përfaqësimi i grave arrin në 34,3% përballë një mesatareje europiane që është 16%”, theksoi ministrja.

Në vijim, ministrja Ibrahimaj u ndal te politikat kryesore të zhvillimit të ekosistemit të inovacionit, të cilat përfshijnë forcimin e kuadrit ligjor, krijimin e instrumenteve të reja financiare, financimin e inkubatorëve akademikë dhe zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare për ndërkombëtarizimin e startup-eve shqiptare.

Ministrja vlerësoi gjithashtu, zhvillimet në transformimin digjital të shërbimeve publike dhe nismat në fushën e inteligjencës artificiale në administratë, si dhe rolin e institucioneve përgjegjëse për inovacionin në konsolidimin e ekosistemit.

Ministrja Ibrahimaj theksoi se Shqipëria ka potencialin të konsolidohet si një nga ekosistemet më dinamike të inovacionit në rajon dhe në Europë, nëpërmjet vijimit të mbështetjes për sipërmarrjen dhe ekonominë e dijes.

Delina Ibrahimaj
Etiketa: aktualitet
Pas

Tatimet publikojnë udhëzuesin: Procedurat që duhet të plotësojnë fermerët për kompensimin e TVSH-së

Para

Rritet me 4.5% prodhimi i mbetjeve, shumica depozitohen në landfill

Para
Rritet me 4.5% prodhimi i mbetjeve, shumica depozitohen në landfill

Rritet me 4.5% prodhimi i mbetjeve, shumica depozitohen në landfill

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rritet me 4.5% prodhimi i mbetjeve, shumica depozitohen në landfill

Rritet me 4.5% prodhimi i mbetjeve, shumica depozitohen në landfill

nga Fast News
18:08 | 02/07/2026
0

Grantet për startup-et/ Këtë vit mbi 1200 aplikime, kryesojnë të rinjtë dhe gratë

Grantet për startup-et/ Këtë vit mbi 1200 aplikime, kryesojnë të rinjtë dhe gratë

nga Fast News
17:17 | 02/07/2026
0

Tatimet publikojnë udhëzuesin: Procedurat që duhet të plotësojnë fermerët për kompensimin e TVSH-së

Tatimet publikojnë udhëzuesin: Procedurat që duhet të plotësojnë fermerët për kompensimin e TVSH-së

nga Fast News
17:04 | 02/07/2026
0

Marrëveshja e tregtisë BE-Indi

250 vjet Amerika!

nga Fast News
12:56 | 02/07/2026
0

Recent News

Rritet me 4.5% prodhimi i mbetjeve, shumica depozitohen në landfill

Rritet me 4.5% prodhimi i mbetjeve, shumica depozitohen në landfill

18:08 | 02/07/2026
Grantet për startup-et/ Këtë vit mbi 1200 aplikime, kryesojnë të rinjtë dhe gratë

Grantet për startup-et/ Këtë vit mbi 1200 aplikime, kryesojnë të rinjtë dhe gratë

17:17 | 02/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora