Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ndërtimi do të vijojë me vrull, por ndërtuesit vlerësojnë me rënie çmimet dhe kërkesën në të ardhmen

nga Fast News
55 minutes më parë
në Ekonomi
0
Ndërtimi do të vijojë me vrull, por ndërtuesit vlerësojnë me rënie çmimet dhe kërkesën në të ardhmen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Muaji qershor ka qenë pesimist për ndërtuesit, teksa ata presin që porositë e klientëve në të ardhmen të bien, ndërkohë që dhe për çmimet është shtuar numri i atyre që presin rënie.

Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u ul me 0.8 pikë përqindje në qershor. Pakësimi i besimit të bizneseve të ndërtimit u përcaktua nga vlerësimet në rënie për kontratat porositëse, ndërkohë aktiviteti aktual ndërtues mbeti në të njëjtat nivele. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar me rënie.

Indeksi, që matet në kuadrin e indeksit të besimit të ekonomi u bën ndërtuesve pyetje të tilla si:

-Si ka qenë aktiviteti juaj ndërtues gjatë 3 muajve të kaluar?

-Cilët janë faktorët kryesorë që kufizojnë aktivitetin tuaj ndërtues?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

-Si i vlerësoni porositë (kontratat porositëse) aktualisht?

-Si parashikohet ecuria e situatës së biznesit tuaj në të ardhmen

-Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm?

-Në çfarë mase po e shfrytëzoni aktualisht kapacitetin tuaj prodhues?

-Si ka qenë gjendja financiare e firmës tuaj gjatë 3 muajve të kaluar?

Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë treguesi i balancës merr vlera midis -100 dhe +100. Një tregues mbi 0 tregon për një numër më të madh të përgjigjeve pozitive sesa negative, në një periudhë të caktuar.

Balanca e përgjigjeve për pyetjen e kontratave porositëse ishte negative prej -26.2, që tregon se më shumë ndërtues presin që të ketë më pak porosi, në raport me ata që presin rritje. Balanca është përkeqësuar për tre muaj radhazi.

Bizneseve u bëhet pyetja: Si i vlerësoni porositë (kontratat porositëse) aktualisht? 1.Mëse mjaftueshëm (mbi normalen); 2.Mjaftueshëm (normal për sezonin); 3.Jo mjaftueshëm (nën normalen).

Ndryshe nga muajt e kaluar, ku pavarësisht rënies së porosive, çmimet pritej të ishin në rritje, tashmë gjithnjë e më shumë ndërtuesit presin që tendenca të jetë në rënie.

Balanca e pyetjeve për çmimet vijon të mbetet pozitive, me 14 pikë në qershor, por me një tkurrje të theksuar në raport me muajin e mëparshëm, kur treguesi ishte 22 dhe shumë më poshtë se nivele prej rreth 30 pikë në mars dhe në prill.

Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit për ecurinë e çmimeve të banesave pohoi se ritmet e rritjes së çmimeve të banesave janë ngadalësuar, sidomos në kryeqytet.  Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 11.7% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 28% në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, rritja vjetore e çmimeve u ngadalësua nga niveli prej 41.7% i raportuar në gjashtëmujorin e parë 2025.

Në veçanti për kryeqytetin, tregu shfaqet në ngadalësim të ndjeshëm. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë u raportua i pandryshuar ndaj gjashtëmujorit të mëparshëm dhe u rrit me 4.4% ndaj nivelit të një viti më parë. Rritja e çmimeve me bazë vjetore pësoi një rënie drastike nga niveli prej 32.6% i gjashtëmujorit të parë 2025.

Banka e Shqipërisë vlerëson se kontributin kryesor në rritjen e vlerës së indeksit të përgjithshëm të çmimeve e ka dhënë rritja në vlerën e indeksit të llogaritur për zonat e bregdetit.

Në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë, vihet re se peshat e transaksioneve për të cilat çmimi i blerjes së pronës ka qenë i njëjtë ose deri në 5% më i ulët se çmimi i kërkuar nga shitësi kanë peshë të ngjashme me gjashtëmujorin e parë.

Kërkesa pritet në rënie, por ndërtimet do vijojnë me ritme të larta

Ndonëse Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU) që tashmë jep lejet për ndërtesat mbi 7 kate, ka dhënë vazhdimisht leje ndërtimi për kulla e resorte, nuk ka pasur transparencë se sa është sipërfaqja e dhënë për ndërtim në 2025-n dhe në 5 muajt e parë të 2026-s, pasi INSTAT nuk e raporton atë.

Një tregues indirekt janë të ardhurat e larta që po mblidhen nga taksat lokale, ku 50-60% e të cilës vjen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë. Nga taksat lokale, për periudhën janar maj 2026 janë mbledhur rreth 24 miliardë lekë të ardhura, me dyfishim nga e njëjta periudhë e 2025-s, ose rreth 12.7 miliardë lekë më shumë.

Bazuar në këto të ardhura, “Monitor” ka përllogaritur më herët se vetëm në 5 muajt e parë të vitit janë dhënë leje ndërtimi për rreth 2 milionë metra katror ndërtime, nga 2.5 milionë metra katror që ishin dhënë për gjithë vitin 2024,që deri tani mbante rekordin e lejeve në dekadën e fundit, duke treguar për një vijim edhe më masiv të ndërtimeve në vend, nëse do të bëhen të gjitha projektet, që tashmë rezultojnë se kanë paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë./Monitor

Etiketa: aktualitet
Pas

Rritet me 4.5% prodhimi i mbetjeve, shumica depozitohen në landfill

Para

Alarmi i studiuesve: Foshnjat deri në 2 vjeç nuk duhet të përdorin fare ekran, rrezik për zhvillimin e trurit

Para
Alarmi i studiuesve: Foshnjat deri në 2 vjeç nuk duhet të përdorin fare ekran, rrezik për zhvillimin e trurit

Alarmi i studiuesve: Foshnjat deri në 2 vjeç nuk duhet të përdorin fare ekran, rrezik për zhvillimin e trurit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shqipëria në hartën e jahteve luksoze, potenciali miliarda euro që ende pret marina moderne

Shqipëria në hartën e jahteve luksoze, potenciali miliarda euro që ende pret marina moderne

nga Fast News
12:00 | 03/07/2026
0

Alarmi i studiuesve: Foshnjat deri në 2 vjeç nuk duhet të përdorin fare ekran, rrezik për zhvillimin e trurit

Alarmi i studiuesve: Foshnjat deri në 2 vjeç nuk duhet të përdorin fare ekran, rrezik për zhvillimin e trurit

nga Fast News
11:30 | 03/07/2026
0

Ndërtimi do të vijojë me vrull, por ndërtuesit vlerësojnë me rënie çmimet dhe kërkesën në të ardhmen

Ndërtimi do të vijojë me vrull, por ndërtuesit vlerësojnë me rënie çmimet dhe kërkesën në të ardhmen

nga Fast News
11:09 | 03/07/2026
0

Rritet me 4.5% prodhimi i mbetjeve, shumica depozitohen në landfill

Rritet me 4.5% prodhimi i mbetjeve, shumica depozitohen në landfill

nga Fast News
18:08 | 02/07/2026
0

Recent News

Shqipëria në hartën e jahteve luksoze, potenciali miliarda euro që ende pret marina moderne

Shqipëria në hartën e jahteve luksoze, potenciali miliarda euro që ende pret marina moderne

12:00 | 03/07/2026
Alarmi i studiuesve: Foshnjat deri në 2 vjeç nuk duhet të përdorin fare ekran, rrezik për zhvillimin e trurit

Alarmi i studiuesve: Foshnjat deri në 2 vjeç nuk duhet të përdorin fare ekran, rrezik për zhvillimin e trurit

11:30 | 03/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora