Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Buxheti 2027, 28.1 miliardë lekë për sigurimet shoqërore, Ibrahimaj zbardh fondet e Ekonomisë

nga Fast News
13 minutes më parë
në Finance
0
Buxheti 2027, 28.1 miliardë lekë për sigurimet shoqërore, Ibrahimaj zbardh fondet e Ekonomisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pjesa më e madhe e buxhetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit për vitin 2027 do të shkojë për financimin e diferencës së skemave të sigurimeve shoqërore. Për këtë zë janë parashikuar 28.1 miliardë lekë, që përbëjnë rreth 70% të buxhetit të ministrisë. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi ndarjen e fondeve për sektorët që janë pjesë e portofolit të saj, ku krahas sigurimeve shoqërore, financim do të marrin edhe arsimi profesional, punësimi, strehimi dhe zhvillimi ekonomik.

Për arsimin dhe formimin profesional janë parashikuar 4.9 miliardë lekë, ndërsa për tregun e punës 3.8 miliardë lekë. Strehimi do të mbështetet me rreth 1.2 miliardë lekë. Ndërkohë, 732 milionë lekë janë planifikuar për mbikëqyrjen e tregut dhe inspektimin, 562 milionë lekë për inovacionin dhe teknologjinë, si dhe 519 milionë lekë për zhvillimin ekonomik.

“Buxheti i vitit 2027 është ndërtuar në disa shtylla kryesore politikash, të cilat janë pjesë e portofolit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, duke rezultuar në 28.1 miliardë lekë për financimin e diferencës së skemave të sigurimeve shoqërore, 4.9 miliardë lekë për arsimin dhe formimin profesional, 3.8 miliardë lekë për tregun e punës, rreth 1.2 miliardë lekë për strehimin, 732 milionë lekë për mbikëqyrjen e tregut dhe inspektimin, 562 milionë lekë për inovacionin dhe teknologjinë dhe 519 milionë lekë për zhvillimin ekonomik. Sigurisht që rreth 70% e buxhetit të ministrisë përbëhet nga transfertat për sigurimet shoqërore, ndërsa pjesa tjetër mbështet programet për punësimin, aftësimin, strehimin dhe zhvillimin ekonomik”, u shpreh Ibrahimaj.

Synimet e projektbuxhetit për vitin 2027

Ministrja theksoi se politikat ekonomike të parashikuara për vitin e ardhshëm synojnë të rrisin sigurinë për pensionistët, të përmirësojnë të ardhurat nga puna dhe të lehtësojnë kostot e jetesës. Në fokus është gjithashtu mbështetja e familjeve që kanë nevojë për strehim, investimet në arsimin profesional dhe programet e punësimit, si dhe financimi i sipërmarrjes.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Të dhënat e projektbuxhetit për 2027 dhe politikat ekonomike që shoqërojnë atë synojnë të krijojnë më shumë siguri për pensionistët, të përmirësojnë të ardhurat nga puna, të lehtësojnë koston e jetesës dhe të mbështesin familjet që kanë nevojë për strehim. Në të njëjtën kohë, investimet në arsimin profesional, programet e punësimit dhe instrumentet e financimit të sipërmarrjes synojnë të krijojnë mundësi të reja zhvillimi dhe të përgatisin ekonominë shqiptare për konkurrencën dhe tregun evropian”, deklaroi ministrja.

Prioritetet e financimit për vitin 2027 synojnë të ndërthurin mbështetjen sociale me zhvillimin e aftësive profesionale, punësimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Etiketa: aktualitet
Pas

Administrata publike me testim kombëtar, Rama: Certifikatë 4-vjeçare për kandidatët që kalojnë provimin

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Buxheti 2027, 28.1 miliardë lekë për sigurimet shoqërore, Ibrahimaj zbardh fondet e Ekonomisë

Buxheti 2027, 28.1 miliardë lekë për sigurimet shoqërore, Ibrahimaj zbardh fondet e Ekonomisë

nga Fast News
15:08 | 02/11/2026
0

Administrata publike me testim kombëtar, Rama: Certifikatë 4-vjeçare për kandidatët që kalojnë provimin

Administrata publike me testim kombëtar, Rama: Certifikatë 4-vjeçare për kandidatët që kalojnë provimin

nga Fast News
14:41 | 02/11/2026
0

Presidenti Begaj dekreton ndarjen e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46

Presidenti Begaj dekreton ndarjen e re territoriale, bashkitë reduktohen nga 61 në 46

nga Fast News
11:08 | 02/11/2026
0

Autostrada Tiranë-Durrës, 5 faza të reja zgjerimi me vlerë 16.2 miliardë lekë

Autostrada Tiranë-Durrës, 5 faza të reja zgjerimi me vlerë 16.2 miliardë lekë

nga Fast News
10:54 | 02/11/2026
0

Recent News

Buxheti 2027, 28.1 miliardë lekë për sigurimet shoqërore, Ibrahimaj zbardh fondet e Ekonomisë

Buxheti 2027, 28.1 miliardë lekë për sigurimet shoqërore, Ibrahimaj zbardh fondet e Ekonomisë

15:08 | 02/11/2026
Administrata publike me testim kombëtar, Rama: Certifikatë 4-vjeçare për kandidatët që kalojnë provimin

Administrata publike me testim kombëtar, Rama: Certifikatë 4-vjeçare për kandidatët që kalojnë provimin

14:41 | 02/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora