Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nisin konsultimet për operatorin e linjës hekurudhore Tiranë–Durrës–Rinas

nga Fast News
3 weeks më parë
në Ekonomi
0
Nisin konsultimet për operatorin e linjës hekurudhore Tiranë–Durrës–Rinas
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria po përgatit procedurën konkurruese për përzgjedhjen e operatorit që do të ofrojë shërbimin e transportit të pasagjerëve në linjën hekurudhore Tiranë–Durrës–Aeroporti i Rinasit, ndërsa punimet për rehabilitimin e linjës dhe stacionet janë drejt përfundimit.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Ai deklaroi se kontrata e shërbimit publik që po përgatitet do të përcaktojë standardet e shërbimit, përgjegjësitë e operatorit dhe mekanizmin e kompensimit.

“Shteti përcakton nevojën dhe standardin e shërbimit dhe, përmes një procedure konkurruese, kërkohet të gjendet një mënyrë më konkurruese për ofrimin e shërbimit”, tha Karakaçi gjatë takimit konsultativ për kontratën e shërbimit publik për transportin hekurudhor të udhëtarëve në linjën Tiranë–Durrës–Aeroporti i Rinasit.

Konsultimi synon të testojë jo vetëm interesin e operatorëve potencialë, por edhe mënyrën se si do të organizohen mjetet lëvizëse, financimi, mirëmbajtja dhe nisja e shërbimit.

“Ne duhet të ofrojmë një shërbim modern, të orientuar drejt pasagjerit dhe këtu merr rëndësi kontrata e shërbimit publik që po diskutojmë sot”, tha ministri. Sipas tij, performanca e operatorit do të jetë një element qendror i kontratës.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Nuk duam një operator që të kryejë kilometra, por të jetë i matshëm dhe i përgjegjshëm për qytetarët”, tha Karakaçi, duke shtuar se procedura duhet të sigurojë transparencë, konkurrencë dhe të sjellë në Shqipëri përvojën më të mirë ndërkombëtare.

Linja Tiranë–Durrës përfshin rehabilitimin e hekurudhës ekzistuese, lidhjen e re me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ndërtimin e stacioneve dhe elektrifikimin e linjës.

“Punimet për rehabilitimin dhe stacionet janë drejt përfundimit dhe elektrifikimi pritet të përfundojë brenda vitit 2027”, tha Karakaçi.

Projekti është pjesë e një programi më të gjerë për modernizimin e rrjetit hekurudhor dhe lidhjen e tij me korridoret rajonale dhe europiane.

Në veri, linja Vorë–Hani i Hotit është në rehabilitim si pjesë e lidhjes hekurudhore me Malin e Zi dhe rrjetin europian. Qeveria po avancon gjithashtu me linjën Durrës–Rrogozhinë, ku, sipas ministrit, vlerësimi i ofertave është në fazën përfundimtare.

“Presim që brenda këtij viti të kemi të shpallur fituesin dhe të lidhur kontratën”, tha ai.

Ministria po përgatit gjithashtu projektet për linjat Rrogozhinë–Pogradec dhe Rrogozhinë–Fier–Vlorë, së bashku me lidhjen me Aeroportin e Vlorës. Në fokus është edhe lidhja hekurudhore Durrës–Prishtinë, për të cilën synohet kalimi drejt një projekti teknik të detajuar.

Krahas transportit të pasagjerëve, qeveria po punon edhe për lidhjet hekurudhore të mallrave, përfshirë aksin Sukth–Porto Romano, i cili synon të lidhë transportin hekurudhor me portin e ri.

Karakaçi tha se përvoja që do të krijohet me kontratën e linjës Tiranë–Durrës–Rinas synohet të përdoret edhe për rritjen e kapaciteteve vendase në sektorin hekurudhor.

“Ne duam që kjo përvojë të shërbejë edhe në rritjen e njohurive të brendshme dhe krijimin e kapaciteteve të nevojshme për një sektor që po rritet”, tha ai.

Etiketa: aktualitet
Pas

Ministrja Ibrahimaj: Mbështetje për bizneset shqiptare për të përmbushur standardet europiane

Para

Sa shpenzon një familje në Shqipëri dhe për çfarë? Dalin të dhënat

Para
Sa shpenzon një familje në Shqipëri dhe për çfarë? Dalin të dhënat

Sa shpenzon një familje në Shqipëri dhe për çfarë? Dalin të dhënat

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Paketa Fiskale 2027/ Ulet në 6% TVSH e ushqimeve, rritet në 21% norma e përgjithshme

Paketa Fiskale 2027/ Ulet në 6% TVSH e ushqimeve, rritet në 21% norma e përgjithshme

nga Fast News
09:46 | 27/10/2026
0

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

nga Fast News
11:06 | 26/10/2026
0

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta, çfarë ndodh pas listës?

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta, çfarë ndodh pas listës?

nga Fast News
10:33 | 26/10/2026
0

Stabiliteti financiar nuk duhet të jetë viktimë e protestës

Rama paralajmëron deri në 5 milionë lekë gjobë për dhunën në protesta

nga Fast News
18:57 | 25/10/2026
0

Recent News

Paketa Fiskale 2027/ Ulet në 6% TVSH e ushqimeve, rritet në 21% norma e përgjithshme

Paketa Fiskale 2027/ Ulet në 6% TVSH e ushqimeve, rritet në 21% norma e përgjithshme

09:46 | 27/10/2026
Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

Shtëpi me qira që mund ta blesh, çfarë parashikon projektligji “Për Strehimin Social”?

11:06 | 26/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora