Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Nga peshku te perimet, cilat janë ushqimet që u shtrenjtuan më shumë?

nga Fast News
3 weeks më parë
në Ekonomi
0
Nga peshku te perimet, cilat janë ushqimet që u shtrenjtuan më shumë?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ushqimet vijojnë të jenë ndër faktorët kryesorë që mbajnë inflacionin në Shqipëri, duke pasur edhe peshën më të madhe në shportën e konsumit të familjeve.Sipas të dhënave të INSTAT, në shtator grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” përbënte 34.1% të shportës së konsumit dhe kontribuoi me 0.96 pikë përqindje në inflacionin vjetor. Brenda këtij grupi, çmimet u rritën mesatarisht me 2.8% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar.

Por shtrenjtimi nuk ka qenë i njëjtë për të gjitha produktet. Peshku dhe produktet e detit kryesojnë listën e ushqimeve që janë shtrenjtuar më shumë, me një rritje vjetore prej 9.6%.  Në vend të dytë renditen perimet, zhardhokët dhe bishtajoret, çmimet e të cilave janë rritur me 7.9%. Bëhet fjalë për produkte me konsum të përditshëm, duke e bërë këtë rritje më të ndjeshme në buxhetet familjare.

Edhe mishi ka regjistruar rritje të konsiderueshme. Mishi i freskët, i ftohur ose i ngrirë është shtrenjtuar me 4.4%, ndërsa kategoria e mishit dhe produkteve të lidhura me të ka shënuar një rritje prej 3.7%.

Ndërkohë, vajrat dhe yndyrnat kushtojnë 4% më shumë se një vit më parë, ndërsa qumështi, produktet e bulmetit dhe vezët janë shtrenjtuar me 2%. Rritje prej 2.3% kanë regjistruar edhe sheqeri, ëmbëlsirat dhe produktet e pastiçerisë. Më e moderuar ka qenë rritja e çmimeve të drithërave dhe produkteve me bazë drithërash, me vetëm 0.6%.

Në kahun e kundërt qëndrojnë frutat e freskëta dhe të thata. Kjo është kategoria e vetme kryesore ushqimore që ka regjistruar ulje vjetore të çmimeve, me 4.3%. Në një kohë kur ushqimet zënë më shumë se një të tretën e shportës së konsumit, lëvizjet e çmimeve në këtë grup vijojnë të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në koston e jetesës së familjeve shqiptare.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Korridori VIII hyn në fazën e zbatimi, Hoxha: Portë strategjike Lindje-Perëndim

Para

Parlamenti miraton Reformën Territoriale, mazhoranca siguron 85 vota

Para
Parlamenti miraton Reformën Territoriale, mazhoranca siguron 85 vota

Parlamenti miraton Reformën Territoriale, mazhoranca siguron 85 vota

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ekskluzive/ Sa përfitojnë nga ulja e tatimit mbi pagat dhe sa preken mbi 7 mln lekë?

Ekskluzive/ Sa përfitojnë nga ulja e tatimit mbi pagat dhe sa preken mbi 7 mln lekë?

nga Fast News
18:38 | 28/10/2026
0

TVSH për hotelet nga 6% në 10%, reagon shoqata e Hoteleri-Turizmit

TVSH për hotelet nga 6% në 10%, reagon shoqata e Hoteleri-Turizmit

nga Fast News
17:50 | 28/10/2026
0

30 vite SOS Shqipëri, një histori e shkruar me zemër!

30 vite SOS Shqipëri, një histori e shkruar me zemër!

nga Fast News
15:38 | 28/10/2026
0

Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027, ja cfarë ndryshon nga tatimi i pagave tek taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet

Rama prezanton 10 pikat e Paketës Fiskale 2027, ja cfarë ndryshon nga tatimi i pagave tek taksa për apartamentet dhe vilat në bregdet

nga Fast News
14:07 | 28/10/2026
0

Recent News

Ekskluzive/ Sa përfitojnë nga ulja e tatimit mbi pagat dhe sa preken mbi 7 mln lekë?

Ekskluzive/ Sa përfitojnë nga ulja e tatimit mbi pagat dhe sa preken mbi 7 mln lekë?

18:38 | 28/10/2026
TVSH për hotelet nga 6% në 10%, reagon shoqata e Hoteleri-Turizmit

TVSH për hotelet nga 6% në 10%, reagon shoqata e Hoteleri-Turizmit

17:50 | 28/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora