Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Administrata me ministri të re, Rama: Vlerësim sipas meritës dhe performancës

nga Fast News
3 weeks më parë
në Aktualitet
0
Administrata me ministri të re, Rama: Vlerësim sipas meritës dhe performancës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Administrata publike pritet të ketë një ministri të dedikuar. Kryeministri Edi Rama njoftoi krijimin e Ministrisë së Administratës Publike javën e ardhshme, e cila do të drejtohet nga Adea Pirdeni, aktualisht ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Anti-Korrupsionin. Njoftimi u bë gjatë prezantimit të platformës “Shkalla e Meritës”, që synon forcimin e profesionalizmit dhe meritokracisë në administratë, në funksion të integrimit europian të Shqipërisë.

Kreu i qeverisë argumentoi se krijimi i kësaj ministrie vjen në një moment kur administrata publike është kthyer në një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe të procesit të integrimit europian. Sipas Ramës, ministria e re do të zgjerojë fushën e përgjegjësive dhe ambicieve për modernizimin e shtetit.

“Do të krijojmë javën e ardhshme Ministrinë e Administratës Publike, pikërisht se tanimë tema e administratës publike është një temë shumë qendore e punës së qeverisë dhe e shtetbërjes së mëtejshme europiane të Shqipërisë. Është nevoja që përmes kësaj ministrie që e kanë shumë vende të tjera europiane, ne të zgjerojmë gamën e detyrave, punëve e ambicieve për të ngritur më lart shtetin europian të shqiptarëve. Nuk diskutohet që Ministrinë e Administratës Publike mund ta drejtojë dhe ta çojë përpara vetëm ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni”., theksoi kryeministri Rama, 

Gjatë prezantimit të platformës “Shkalla e Meritës”, Rama theksoi se synimi është që vlerësimi i punonjësve të administratës të bazohet te puna dhe performanca e tyre. Në këtë proces, qeveria parashikon të përdorë edhe Inteligjencën Artificiale, ndërsa konkurset për vendet e punës pritet të zhvillohen me një nivel të lartë transparence. Përmes platformës së re dhe krijimit të ministrisë së dedikuar, qeveria synon të forcojë profesionalizmin dhe meritokracinë në administratën publike, si pjesë e përpjekjeve për përmbushjen e objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Projektligji i ri për kursimet në banka, sa lekë të garanton skema në rast falimentimi?

Para

Sa kushton litri i naftës? Bordi publikon çmimet maksimale

Para
Sa kushton litri i naftës? Bordi publikon çmimet maksimale

Sa kushton litri i naftës? Bordi publikon çmimet maksimale

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shteti kompenson bizneset për rezervistët, mbulohen sigurimet dhe pagat

Shteti kompenson bizneset për rezervistët, mbulohen sigurimet dhe pagat

nga Fast News
11:02 | 31/10/2026
0

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta 212 lekë dhe benzina 179 lekë/litër

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta 212 lekë dhe benzina 179 lekë/litër

nga Fast News
10:58 | 31/10/2026
0

88.3 mld lekë për barazinë gjinore, mbështetje për sipërmarrëset, fermeret dhe gratë në nevojë

88.3 mld lekë për barazinë gjinore, mbështetje për sipërmarrëset, fermeret dhe gratë në nevojë

nga Fast News
10:56 | 31/10/2026
0

Projektbuxheti 2027/ Shqipëria synon 15.5 milionë turistë të huaj dhe 2150 struktura akomoduese

Projektbuxheti 2027/ Shqipëria synon 15.5 milionë turistë të huaj dhe 2150 struktura akomoduese

nga Fast News
10:24 | 31/10/2026
0

Recent News

Shteti kompenson bizneset për rezervistët, mbulohen sigurimet dhe pagat

Shteti kompenson bizneset për rezervistët, mbulohen sigurimet dhe pagat

11:02 | 31/10/2026
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta 212 lekë dhe benzina 179 lekë/litër

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta 212 lekë dhe benzina 179 lekë/litër

10:58 | 31/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora