Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Barazia Gjinore

88.3 mld lekë për barazinë gjinore, mbështetje për sipërmarrëset, fermeret dhe gratë në nevojë

nga Fast News
3 weeks më parë
në Barazia Gjinore
0
88.3 mld lekë për barazinë gjinore, mbështetje për sipërmarrëset, fermeret dhe gratë në nevojë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 88.36 miliardë lekë shpenzime publike në projektbuxhetin 2027 janë identifikuar si të lidhura me barazinë gjinore, duke përbërë 9.1% të shpenzimeve totale të buxhetit. Në fokus janë fuqizimi ekonomik i grave, mbështetja për fermeret, strehimi i grave në vështirësi dhe financimi i shërbimeve shëndetësore.

Sipas relacionit të projektbuxhetit, këto fonde përfshihen në programe të ndryshme të arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe sektorëve të tjerë dhe nuk përfaqësojnë një fond të dedikuar që u shpërndahet drejtpërdrejt grave. Në drejtim të fuqizimit ekonomik, parashikohet mbështetja me grante e 26 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me drejtuese gra, me një kosto prej 65 milionë lekësh. Ndërsa për startup-et, objektivi është që 10% e bizneseve të mbështetura të jenë të themeluara ose të drejtuara nga gra.

Mbështetje parashikohet edhe për gratë në sektorin e bujqësisë. Sipas dokumentit, 6,650 gra pritet të përfitojnë nga skemat kombëtare të mbështetjes, me një kosto të lidhur me këtë objektiv prej rreth 891.4 milionë lekësh. Gjithashtu, 560 gra fermere synohet të përfitojnë informacion dhe trajnim përmes shërbimit këshillimor publik. Një tjetër drejtim është mbështetja sociale dhe strehimi. Programi i strehimit synon të ndihmojë 2,200 gra të dhunuara dhe kryefamiljare. Ndërkohë, për gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë, njëri prej të cilëve nën moshën pesë vjeç, janë parashikuar 870 milionë lekë, me rreth 8,500 përfituese.



Në fushën e shëndetësisë, fondet përfshijnë rreth 13.1 milionë lekë për depistimin e kancerit të gjirit dhe 27.8 milionë lekë për depistimin e kancerit të qafës së mitrës. Po ashtu, 70 milionë lekë parashikohen për rikonstruksionin e gjirit për 350 paciente, ndërsa 37.5 milionë lekë për trajtimin e infertilitetit për 200 çifte. Peshën më të madhe në shpenzimet e lidhura me dimensionin gjinor e zë arsimi, me rreth 29.25 miliardë lekë. Në këtë kategori përfshihen kostot e arsimimit të vajzave, nga arsimi bazë deri në atë universitar.

Etiketa: aktualitet
Pas

Projektbuxheti 2027/ Shqipëria synon 15.5 milionë turistë të huaj dhe 2150 struktura akomoduese

Para

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta 212 lekë dhe benzina 179 lekë/litër

Para
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta 212 lekë dhe benzina 179 lekë/litër

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta 212 lekë dhe benzina 179 lekë/litër

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

nga Fast News
12:41 | 22/11/2026
0

Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

nga Fast News
16:36 | 21/11/2026
0

Fermerët rrisin shitjet me 13% përmes autofaturës, arrijnë në 221 milionë euro në 10-mujor

Fermerët rrisin shitjet me 13% përmes autofaturës, arrijnë në 221 milionë euro në 10-mujor

nga Fast News
16:32 | 21/11/2026
0

ECGE 2026/ 80 kompani dhe mbi 3 mijë vizitorë biznesi, investimet dhe inovacioni në fokus

ECGE 2026/ 80 kompani dhe mbi 3 mijë vizitorë biznesi, investimet dhe inovacioni në fokus

nga Fast News
14:39 | 21/11/2026
0

Recent News

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

12:41 | 22/11/2026
Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

16:36 | 21/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora