Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“16 apo 18 vjeç?” Rama paralajmëron kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

nga Fast News
22 minutes më parë
në Aktualitet
0
“16 apo 18 vjeç?” Rama paralajmëron kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kufizimi i aksesit të të miturve në rrjetet sociale, përgjegjësia financiare e familjeve për dëmet e shkaktuara nga fëmijët dhe qëndrimi i nxënësve në shkolla deri në orën 17:00 ishin disa nga çështjet kryesore të ngritura nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te fenomeni i dhunës dhe përfshirja e të miturve në episode të tilla, duke theksuar se ata nuk duhet të trajtohen vetëm si autorë që duhen ndëshkuar, por para së gjithash si fëmijë që kanë nevojë për mbështetje dhe ndërhyrje nga institucionet dhe familjet.

“Përpara se t’i konsiderojmë fajtorë, duhet t’i konsiderojmë fëmijë që kanë nevojë për ndihmë. Përpara se të mendojmë se si duhen dënuar, duhet të mendojmë se si duhen neutralizuar burimet prej ku ata ushqehen me frymën dhe me joshjen e dhunës”, deklaroi kryeministri. Një nga nismat e paralajmëruara nga Rama lidhet me kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit. Ai argumentoi se hapësira virtuale po ndikon në mënyrën se si fëmijët ndërveprojnë me realitetin dhe se kjo kërkon një qasje të re nga institucionet.

Kryeministri bëri të ditur se do të nisë një konsultim me mësuesit dhe prindërit në të gjitha shkollat, për të diskutuar kufizimin e aksesit të të miturve në platformat sociale. “Duhet hapur debati që si dhe kur duhet të kufizojmë aksesin në rrjetet sociale të të miturve. Dhe deri në cilin kufi moshe, 16 apo 18 vjeç”, u shpreh Rama. Ai kujtoi gjithashtu diskutimin e mëparshëm për kufizimin e TikTok-ut, duke theksuar se kjo çështje tashmë po trajtohet edhe në vende të tjera demokratike.

Një tjetër çështje e ngritur ishte përgjegjësia e prindërve për veprimet e fëmijëve të mitur. Rama tha se Shqipëria duhet të shqyrtojë edhe modele të ndjekura në vende si Franca dhe Italia, duke përmendur penalizimin administrativ dhe financiar të familjeve për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre. Rama theksoi se ndëshkimi nuk mund të jetë përgjigjja e vetme kur bëhet fjalë për të miturit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Nëse për një të rritur dënimi i merituar dhe izolimi nga pjesa tjetër e shoqërisë sipas ligjit e përfundon misionin dhe funksionin e shtetit, për një të mitur thjesht e vetëm e vendos në tryezë që misioni nis aty”, deklaroi kryeministri.

Në kuadër të masave për të rritur përfshirjen sociale të fëmijëve dhe për t’u ofruar më shumë aktivitete, Rama njoftoi se nga viti i ardhshëm shkollor do të nisë zgjatja e qëndrimit të nxënësve në ambientet e shkollës deri në orën 17:00.

Sipas tij, është parashikuar edhe një buxhet i posaçëm për këtë qëllim, në mënyrë që prindërit të vijojnë punën, ndërsa fëmijët të qëndrojnë në një mjedis të organizuar dhe të përfshihen në aktivitete të ndryshme. Kryeministri kërkoi gjithashtu zgjerimin e aktiviteteve sportive, kulturore dhe artistike, duke përmendur artin, pikturën, filmin, fotografinë dhe zejet si mundësi për socializimin e të rinjve.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Ministrja propozon forum rajonal për gratë sipërmarrëse, Ibrahimaj: Të krijojmë lidhje të reja biznesi

Para

Turistët që hyjnë me makinë në Shqipëri mund të paguajnë taksë të re, ja modeli që po shqyrtohet

Para
Turistët që hyjnë me makinë në Shqipëri mund të paguajnë taksë të re, ja modeli që po shqyrtohet

Turistët që hyjnë me makinë në Shqipëri mund të paguajnë taksë të re, ja modeli që po shqyrtohet

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Turistët që hyjnë me makinë në Shqipëri mund të paguajnë taksë të re, ja modeli që po shqyrtohet

Turistët që hyjnë me makinë në Shqipëri mund të paguajnë taksë të re, ja modeli që po shqyrtohet

nga Fast News
21:25 | 30/10/2026
0

“16 apo 18 vjeç?” Rama paralajmëron kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

“16 apo 18 vjeç?” Rama paralajmëron kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

nga Fast News
21:15 | 30/10/2026
0

Ministrja propozon forum rajonal për gratë sipërmarrëse, Ibrahimaj: Të krijojmë lidhje të reja biznesi

Ministrja propozon forum rajonal për gratë sipërmarrëse, Ibrahimaj: Të krijojmë lidhje të reja biznesi

nga Fast News
21:03 | 30/10/2026
0

“Supertaksa” e pronës, kush do të paguajë më shumë nga 2027?

“Supertaksa” e pronës, kush do të paguajë më shumë nga 2027?

nga Fast News
15:23 | 30/10/2026
0

Recent News

Turistët që hyjnë me makinë në Shqipëri mund të paguajnë taksë të re, ja modeli që po shqyrtohet

Turistët që hyjnë me makinë në Shqipëri mund të paguajnë taksë të re, ja modeli që po shqyrtohet

21:25 | 30/10/2026
“16 apo 18 vjeç?” Rama paralajmëron kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

“16 apo 18 vjeç?” Rama paralajmëron kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

21:15 | 30/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora