Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

nga Fast News
13 hours më parë
në Ekonomi
0
“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në disa fshatra të Shqipërisë, shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Oborret, dikur të boshatisur, sot presin vizitorë. Të rinj që deri dje mendonin vetëm të largoheshin, po zgjedhin të investojnë në vendlindje. Dikush ka restauruar shtëpinë e gjyshit, dikush ka hapur një kantinë vere, një fermë apo një hotel dhe në tryezë serviren produktet bio, të freskëta nga bahçja.

Në vetëm pak vite, agroturizmi është shndërruar në një motor zhvillimi për ekonominë lokale: duke krijuar vende pune, duke mbajtur gjallë traditat dhe duke i dhënë një arsye më shumë njerëzve për të qëndruar e punuar aty ku kanë rrënjët.

Ditët e sotme, udhëtimi nis shumë përpara se të hipim në makinë. Fillon nga ekrani i telefonit. Aty kërkojmë destinacionin, lexojmë vlerësimet, shohim fotografitë dhe vendosim ku do të shkojmë. Pikërisht nga kjo lindi “Destinacionet që vlejnë”, një nismë e One Albania dhe Business Magazine Albania, që synon të mbështesë dhe promovojë bizneset e agroturizmit që po krijojnë vlerë për Shqipërinë.

Shumë prej agroturizmeve shqiptare kanë histori frymëzuese, produkte cilësore dhe mikpritje autentike, por ende nuk kanë mjetet për të promovuar si duhet sipërmarrjen e tyre. Nisma e lancuar këtë të hënë synon të ndihmojë që destinacionet të lidhen me vizitorët, me mundësitë dhe me një treg shumë më të gjerë.

“Në morinë e sugjerimeve dhe alternativave që interneti na paraqet, diferencën mes destinacioneve e bën ai që është më i dukshëm. Për këtë arsye krijuam platformën ‘Destinacionet që vlejnë’. Në One Albania, ne besojmë se me mjetet e duhura teknologjike dhe me një promovim cilësor mund të ndihmojmë agroturizmet që po krijojnë vlerë për komunitetet dhe, në të njëjtën kohë, po ndërtojnë një model të ri të turizmit shqiptar” shprehet Jonilda Filipi, drejtoreshë e Çështjeve të Korporatës në One Albania.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

One Albania e mbështet këtë nismë përmes rrjetit të saj të komunikimit, të shtrirë në të gjithë Shqipërinë: që përfshin fibër optike, rrjet celular 4G dhe 5G si dhe zgjidhjeve të dedikuara, të përshtatura me nevojat e bizneseve të agroturizmit.

“Promovimi i sipërmarrjes ka qenë gjithmonë pjesë e misionit tonë. Ne besojmë se modelet e mira të suksesit nuk i shërbejnë vetëm biznesit, por janë një vlerë për ekonominë dhe shoqërinë. Prandaj jemi të lumtur që, së bashku me One Albania, po mbështesim ‘Destinacionet që vlejnë’ dhe bizneset që po krijojnë një ndikim pozitiv në komunitetet e tyre,” shprehet Gert Boshnjaku, themelues dhe drejtues ekzekutiv i New Media Digital.

“Destinacionet që vlejnë” do të zhvillohet nga korriku deri në dhjetor 2026. Gjatë kësaj periudhe, secili mund të nominojë biznesin e agroturizmit që beson se meriton të bëhet pjesë e nismës, duke plotësuar një formular të thjeshtë online. Një juri e pavarur do të vlerësojë nominimet, duke marrë në konsideratë jo vetëm cilësinë e shërbimit, por edhe ndikimin që këto biznese kanë në komunitetin ku operojnë, ruajtjen e traditës, respektin për mjedisin dhe potencialin për zhvillim.

Bizneset e përzgjedhura do të përfitojnë mbështetje konkrete për të forcuar praninë e tyre digjitale, përfshirë zgjidhje teknologjike nga One Albania: internet të dedikuar, Wi-Fi, hostim website dhe zgjidhje smart. Gjithashtu, ato do të përfitojnë mbështetje për promovim, rritje të dukshmërisë në nivel kombëtar, si dhe promovim editorial dhe në rrjetet sociale në bashkëpunim me Business Magazine Albania.

Etiketa: aktualitet
Pas

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

Para

Lufta në Lindjen e Mesme rikthen çmimin e lartë të naftës, ja sa shitet tek ne

Para
Lufta në Lindjen e Mesme rikthen çmimin e lartë të naftës, ja sa shitet tek ne

Lufta në Lindjen e Mesme rikthen çmimin e lartë të naftës, ja sa shitet tek ne

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara

nga Fast News
18:37 | 20/07/2026
0

Lufta në Lindjen e Mesme rikthen çmimin e lartë të naftës, ja sa shitet tek ne

Lufta në Lindjen e Mesme rikthen çmimin e lartë të naftës, ja sa shitet tek ne

nga Fast News
17:33 | 20/07/2026
0

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

nga Fast News
17:20 | 20/07/2026
0

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

Euromoney kurorëzon Credins bank si “Banka më e Mirë për Përgjegjësinë Korporative 2026”

nga Fast News
14:19 | 20/07/2026
0

Recent News

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara

18:37 | 20/07/2026
Lufta në Lindjen e Mesme rikthen çmimin e lartë të naftës, ja sa shitet tek ne

Lufta në Lindjen e Mesme rikthen çmimin e lartë të naftës, ja sa shitet tek ne

17:33 | 20/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora