• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Pensionet, apeli i ish-ministrit të Financave: Sigurohuni te privati sa nuk është vonë

nga Fast News
11 months më parë
në Finance
0
Pensionet, apeli i ish-ministrit të Financave: Sigurohuni te privati sa nuk është vonë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Do ta rekomandoja të mendoje dhe skemën e pensionit privat sa nuk je vonë. Skema publike nuk do të ketë mundësi edhe për shkak të 100 faktorëve”. Ka qenë kjo një ndër sugjerimet që ka bërë ish-ministri i Financave Arben Malaj në një intervistë për A2 CNN.

“Pensioni privat shikohet si suplementar, skema publike do të funksionojë se e garanton shteti”, shtoi ai.



Përmes kalkulimit të shifrave, Malaj tregoi problemet e kësaj skeme të pensioneve, që sipas tij është deficitare.

“Skema ka probleme është deficitare. Shqetësimi ynë është që deficiti është shumë i madh. Deficiti i skemës së sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore ishte sa 70% e investimeve të brendshme të Shqipërisë 1.58 herë më shumë se investimet e huaja. Këto para na reduktojnë para për politika sociale dhe prioritetet e zhvillimit të qëndrueshëm. Sot bota e ka vënë theksin te kohezioni social”.

Ai tha se Banka Botërore është duke përgatitur një skemë të re pensionesh për Shqipërinë.

“Ka premisa pozitive se po rriten të ardhurat për të pasur një mbështetje më të mirë. A do jetë e plotë? Nuk e them dot. BB po bën studim tjetër për skemën e pensioneve në Shqipëri. Skema  e parë synoi moshën e pensioneve dhe rritjen e  viteve të punës. Ka rezultuar që nga viti 2025 që  kërkesa për sa më shumë vite pune dhe në kushtet kur arshivat janë problematike dhe të tmerrshme për të gjetur vitet e punës, rriti numrin e pensionistëve me pension të pjesshëm dhe i bëri më të varfër. Nëse qeveria bie dakord për këtë skemë disa elementë të skemës mund të japin efekt. Përsa u përket skemave suplementare te pensioneve nuk kemi pasur kulturë të sigurojmë vetë vetveten”.

Duke folur për rritjen e pagës mesatare që pritet të shkojë 9000 euro nga 1 korriku, Malaj tha se ky është një premtim duhet të jetë pjesë e politikave stimuluese. Për ish-ministrin e Financave  vetëm me një skemë mbrojtjeje sociale për klasat e mesme dhe shtresat në nevojë mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social e politik.

“Ajo që duhet bërë nga të gjitha forcat politike është që nuk ka në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social e politik të një vendi nëse nuk ka një skemë të mirë në mbrojtje sociale për klasën e mesme dhe shtresat në nevojë. Kur marrim lekë nga rritja  e inflacionit qeveria nuk merr taksë. Për të kompensuar duhet të kompensojmë pjesën kritike, duhet një rishpërndarje më e mirë e të ardhurave shtesë nga inflacioni. Nuk janë të ardhura që ka marrë qeveria, janë të ardhura që janë  krijuar në kurriz të konsumatorëve. Kemi konsumatorë që e përballojnë jetën e tyre, kemi konsumatorët që u preket niveli i jetesës, por edhe disa në nivele kritike e mbijetese. Politikat duhet të jenë të qarta e transparente që të mbështesësh këto shtresa në nevojë”.

Etiketa: aktualitet
Pas

Nevoja për energji, 9 milionë euro për importin deri në fund të qershorit

Para

Indeksi/ Shqiptarët janë më të stresuarit në rajon

Para
Indeksi/ Shqiptarët janë më të stresuarit në rajon

Indeksi/ Shqiptarët janë më të stresuarit në rajon

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar