Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Albpetrol hap ankandin, në shitje mbi 100 mijë ton naftë

nga Fast News
36 minutes më parë
në Ekonomi
0
Albpetrol hap ankandin, në shitje mbi 100 mijë ton naftë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania shtetërore Albpetrol ka hapur ankandin për shitjen e 101,400 ton naftë bruto, duke rikthyer në treg një sasi të konsiderueshme të prodhimit të saj. Sipas dokumenteve të procedurës, nafta nuk do të shitet e gjitha menjëherë. Lëvrimi do të bëhet përgjatë 12 muajve, me një sasi prej rreth 8,450 ton çdo muaj. Nafta bruto që do të dalë në shitje ndodhet në gjashtë pika të Albpetrol: Zharrëz, Usojë, Visokë, Gorisht, Kuçovë dhe Amonicë.

Një nga elementet më të rëndësishme të ankandit është mënyra e përcaktimit të çmimit. Albpetrol ka vendosur një formulë të lidhur me çmimin ndërkombëtar të naftës Brent. Për shitjen në kushtet FOB, çmimi minimal është 77.51% e Brent, ndërsa mbi këtë vlerë do të shtohet koeficienti “K”, për të cilin do të konkurrojnë kompanitë.

Në rast se blerësi e merr naftën në pikat e lëvrimit të Albpetrol, nga çmimi zbriten 4.448 dollarë për fuçi. Kjo shumë përfshin kostot mesatare të transportit, magazinimit, stokimit, analizimit të produktit dhe sigurimit. Pra, sa më i lartë të jetë çmimi i Brent dhe sa më i lartë të jetë koeficienti “K”, aq më e lartë do të jetë edhe vlera e shitjes së naftës.

Në këtë ankand, kompanitë nuk do të konkurrojnë thjesht me një çmim përfundimtar për ton. Ato do të garojnë për shtesën “K” në dollarë për fuçi, e cila i shtohet çmimit bazë të llogaritur sipas formulës së Albpetrol. Fitues do të shpallet ofertuesi që paraqet koeficientin “K” më të lartë.

Oferta fillestare më e lartë do të shërbejë si pikënisje dhe ankandi do të vijojë me oferta në rritje deri në përcaktimin e ofertuesit fitues. Çmimi referencë i Brent do të merret nga kuotimi i publikuar nga Platts dhe i pasqyruar në Buletinin e Prokurimit Publik. Sasia totale prej 101,400 ton do të shpërndahet në mënyrë të barabartë gjatë periudhës së kontratës. Kjo do të thotë rreth 8,450 ton naftë bruto në muaj, për 12 muaj radhazi.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pagesat nga kompania fituese do të kryhen sipas grafikut të lëvrimit dhe përpara tërheqjes së çdo sasie mujore, përmes transfertës bankare. Ankandi është i pari i këtij viti për një sasi të tillë nga Albpetrol, pas procedurës së fundit të zhvilluar në shtator 2025.

Në fund, vlera që do të përfitojë Albpetrol do të përcaktohet nga kombinimi i çmimit ndërkombëtar të Brent, koeficientit “K” të ofruar nga fituesi dhe kostove të zbritshme të përcaktuara në dokumentet e ankandit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Numri dy i BSH-së: Pagesat elektronike do t’iu kursejnë qytetarëve 38.7 mld lekë ose rreth 420 mln euro

Para

Nisma e re e qeverisë/ Ndihmë për pensionistët e punësuar që paguajnë sigurime: bonus ose rritje pensioni

Para
Nisma e re e qeverisë/ Ndihmë për pensionistët e punësuar që paguajnë sigurime: bonus ose rritje pensioni

Nisma e re e qeverisë/ Ndihmë për pensionistët e punësuar që paguajnë sigurime: bonus ose rritje pensioni

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nisma e re e qeverisë/ Ndihmë për pensionistët e punësuar që paguajnë sigurime: bonus ose rritje pensioni

Nisma e re e qeverisë/ Ndihmë për pensionistët e punësuar që paguajnë sigurime: bonus ose rritje pensioni

nga Fast News
11:36 | 06/10/2026
0

Albpetrol hap ankandin, në shitje mbi 100 mijë ton naftë

Albpetrol hap ankandin, në shitje mbi 100 mijë ton naftë

nga Fast News
11:03 | 06/10/2026
0

Numri dy i BSH-së: Pagesat elektronike do t’iu kursejnë qytetarëve 38.7 mld lekë ose rreth 420 mln euro

Numri dy i BSH-së: Pagesat elektronike do t’iu kursejnë qytetarëve 38.7 mld lekë ose rreth 420 mln euro

nga Fast News
09:41 | 06/10/2026
0

Kriza politike/ Sot afati i fundit për zgjedhjen e presidentit ose Kosova rrezikon zgjedhje të reja

Kriza politike/ Sot afati i fundit për zgjedhjen e presidentit ose Kosova rrezikon zgjedhje të reja

nga Fast News
09:32 | 06/10/2026
0

Recent News

Nisma e re e qeverisë/ Ndihmë për pensionistët e punësuar që paguajnë sigurime: bonus ose rritje pensioni

Nisma e re e qeverisë/ Ndihmë për pensionistët e punësuar që paguajnë sigurime: bonus ose rritje pensioni

11:36 | 06/10/2026
Albpetrol hap ankandin, në shitje mbi 100 mijë ton naftë

Albpetrol hap ankandin, në shitje mbi 100 mijë ton naftë

11:03 | 06/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora