Qeveria do të ndihmojë pensionistët e puënsuar me një tjetër masë. Kjo në kuadër të refornmës së re të pensioneve, për të cilën po punohet tashmë prej dy vitesh. Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani bëri të ditur në Kuvend se qeveria po shqyrton dy opsione për pensionistët e punësuar: ose dhënien e një bonusi ose rritje të pensionit mujor.
“Nga njëra është rillogaritja e pensionit mbi bazën e kontributeve shtesë, ose dhënia e një pagese për çdo vit sigurimi pas daljes në pension”, u shpreh Manjani.
Këto ndryshime po bëhen në kuadër të skemës së re që po punohet prej 2 vitesh, e cila pritet të adresojë problemin e pensioneve të ulëta por edhe deficitin e lartë që aktualisht ka skema.
“Një ndër arsyet pse po bëhet reforma është për të adresuar mjaftueshmërinë e pensionit, krahas elementeve të tjerë si qëndrueshmëria fiskale e skemës, pasi është një skemë deficitare. Aktualisht deficiti është 200 milionë euro”, deklaroi zv.ministrja Olta Manjani.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it, janë 144 mijë e 955 shqiptarët që punojnë edhe pse kanë dalë në pension. Kundrejt një viti më parë, numri I tyre është rritur me rreth 13 mijë e 7 00 persona, ose 10.5 për qind.







