Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Pensionet u njohën me Slloveninë, por çfarë ndodh me Greqinë?

nga Fast News
29 minutes më parë
në Finance
0
Pensionet u njohën me Slloveninë, por çfarë ndodh me Greqinë?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dy deri në tre vite në skenarin optimist dhe mbi pesë vite në rast se do të ketë zvarritje të procesit. Kaq kohë do t’u duhen Shqipërisë dhe Greqisë për të bërë të mundur njohjen e pensioneve për qytetarët e të dy vendeve.

“Dy vite janë të mjaftueshme që pretendimet e dy palëve dhe pikat ku nuk ka dakordësi të axhustohen. Pastaj kryeministrat e dy vendeve apo përfaqësuesit me kompetenca të deleguara do të kenë rrugën e shtruar për të firmosur marrëveshjen.”, tha Kujtim Hoxha, ekspert i sistemit të pensioneve.

Për gazetarin shqiptar në Greqi, Etmond Guri, më i pritshëm është skenari i dytë, ai i një pritjeje mbi 5-vjeçare.

“Çështja ‘Beleri’, e kthyer në fenomen, ka acaruar marrëdhëniet mes dy vendeve. Greqia, për herë të parë, mori një kundërshti nga Shqipëria dhe sheshimi i marrëdhënieve do të kërkojë kohë.”

Por dy vite pasi qeveria greke pranoi për herë të parë, në mbi tre dekada e gjysmë, të ulej në bisedime për njohjen e pensioneve të shqiptarëve, pasuar nga dy takime në Athinë dhe Tiranë, qeveria shqiptare është optimiste.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Në nivel teknik do të thotë që administrata shtetërore, me njerëzit që kanë vjetërsinë e punës këtu dhe atje, kanë të gjitha detajet teknike për të shtruar rrugën drejt arritjes dhe zbatimit të marrëveshjes.”, tha  Kujtim Hoxha, ekspert i sistemit të pensioneve.

Greqia është shteti me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë, mbi 670 mijë të tillë, e ndjekur nga Italia, Maqedonia e Veriut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Gjermania.

Por pse u deshën mbi tre dekada pritje për njohjen e pensioneve me Greqinë, shtetin ku ndodhet diaspora më e madhe shqiptare?

“Është çështje vullneti politik, por edhe ekonomik. Janë shumë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe kjo i kushton shumë para vendit fqinj në rast të njohjes së pensioneve.” tha Etmond Guri, gazetar shqiptar në Greqi.

Në rast të arritjes së një marrëveshjeje, emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi do të mund të bashkonin vitet e punës në të dy shtetet, për të përfituar kështu pensionet përkatëse. /A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

Pas vizave e “braktisën”, këtë vit turistët nga Kosova i rikthehen sërish Shqipërisë

Para

Çfarë preferojnë shqiptarët në internet? Të rinjtë, filmat dhe muzikën. Të moshuarit, aplikacionet e shëndetit

Para
Çfarë preferojnë shqiptarët në internet? Të rinjtë, filmat dhe muzikën. Të moshuarit, aplikacionet e shëndetit

Çfarë preferojnë shqiptarët në internet? Të rinjtë, filmat dhe muzikën. Të moshuarit, aplikacionet e shëndetit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Përballë rritjes së çmimeve, shqiptarët shpezojnë 3-fish më shumë buxhet për t’u ushqyer se europianët

Përballë rritjes së çmimeve, shqiptarët shpezojnë 3-fish më shumë buxhet për t’u ushqyer se europianët

nga Fast News
08:49 | 16/07/2026
0

Sa më i suksesshëm, më pak miq

Sa më i suksesshëm, më pak miq

nga Fast News
08:27 | 16/07/2026
0

Çfarë preferojnë shqiptarët në internet? Të rinjtë, filmat dhe muzikën. Të moshuarit, aplikacionet e shëndetit

Çfarë preferojnë shqiptarët në internet? Të rinjtë, filmat dhe muzikën. Të moshuarit, aplikacionet e shëndetit

nga Fast News
08:25 | 16/07/2026
0

Pensionet u njohën me Slloveninë, por çfarë ndodh me Greqinë?

Pensionet u njohën me Slloveninë, por çfarë ndodh me Greqinë?

nga Fast News
08:21 | 16/07/2026
0

Recent News

Përballë rritjes së çmimeve, shqiptarët shpezojnë 3-fish më shumë buxhet për t’u ushqyer se europianët

Përballë rritjes së çmimeve, shqiptarët shpezojnë 3-fish më shumë buxhet për t’u ushqyer se europianët

08:49 | 16/07/2026
Sa më i suksesshëm, më pak miq

Sa më i suksesshëm, më pak miq

08:27 | 16/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora