Qeveria ka ndryshuar buxhetin e këtij viti, duke rialokuar rreth 17 miliardë lekë në disa zëra me shtesë fondesh si për pensionet, pagat dhe mbrojtjen. Akti Normativ u miratua në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi se si rezultat i ecurisë pozitive të ekonomisë shqiptare përgjatë 5-mujorit të parë të këtij viti, u mundësuan hapësirat e nevojshme për financimin e disa politikave të rëndësishme, me qëllim rritjen e mbështetjes për shtresat më në nevojë; rritjen e investimeve në shëndetësi; përmbushjen edhe angazhimet që ka Shqipëria në raport me NATO-n; si dhe zgjerimin e Garancisë Sovrane, jo vetëm më tashmë te bujqësia, por edhe te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare.
Ndryshimet në buxhetin e shtetit
Ndrsyshimet në buxhetin e shtetit përmes Aktit Normativ parashikojnë:
iprej rreth 872 milionë lekësh. Plani i qeverisë është që indeksimi në vitin e ardhshëm të afrohet në muajin prill, ashtu siç ka qenë edhe më herët.
Dyfishimin e pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara, me një financim prej 750 milionë lekësh. Nga kjo masë do të përfitojnë 10 720 fëmijë dhe kjo masë do të hyjë në fuqi nga data 1 korrik 2026, pra duke filluar nga nesër.
“Gjithashtu, nëpërmjet këtij akti, kemi menduar edhe për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara, të cilëve shteti do tu mbulojë pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, me një efekt financiar prej rreth 2 miliardë lekësh.
Nga ana tjetër, edhe sektori i shëndetësisë do të financohet me fonde shtesë nëpërmjet këtij akti normativ. Do të alokojmë 1.5 miliardë lekë fonde shtesë për barnat e onkologjikut në shërbimet spitalore në vend. Pra, 15 milionë euro shtesë për barnat e onkologjikut”, u shpreh ministri Malaj.
Gjithashtu, nëpërmjet këtij akti do të mundësohet edhe rritja e pagave të personelit në urgjencën mjekësore ku do të përfitojnë mjekët dhe personeli i shërbimit në urgjencën spitalore.
Nga ana tjetër, do të alokohet edhe një fond shtesë për pagesën e orëve shtesë të punës të zjarrfikësve nga ku do të mund përfitojnë 1250 punonjës.
“Në të njëjtën kohë, ashtu sikurse edhe e përmenda, do të përmbushim edhe të gjitha angazhimet tona që kemi në raport me NATO-n. Nëpërmjet këtij akti normativ për sektorin e mbrojtjes do të alokohen 10.3 miliardë lekë shtesë, duke garantuar që financimi i mbrojtjes të shkojë në nivelin 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në përputhje me objektivat, por edhe me nevojat që ka ushtria shqiptare për modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve të saj”, u shpreh kryefinancieri.
Nëpërmjet këtij akti normativ, do të rritet edhe shuma e Garancisë Sovrane, nga 3 miliardë lekë në 5 miliardë lekë, si dhe do të zgjerohet fusha e mbulimit me garanci sovrane, e cila nuk do të jetë më vetëm për fermerët, por do të jetë dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë sonë.








