Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rama takon Rutte, rikonfirmohet Samiti i NATO-s në Tiranë

nga Fast News
3 weeks më parë
në Aktualitet
0
Rama takon Rutte, rikonfirmohet Samiti i NATO-s në Tiranë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Korridori VIII, Porto Romano dhe kërcënimet hibride në qendër të diskutimeve mes kryeministrit shqiptar dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku në fokus kanë qenë sfidat aktuale të sigurisë euroatlantike, forcimi i bashkëpunimit strategjik brenda Aleancës dhe roli i Shqipërisë në përmbushjen e prioriteteve të përbashkëta të mbrojtjes. Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua kërcënimeve hibride, përfshirë sulmet kibernetike, dezinformimin, ndërhyrjet e huaja dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike. Sipas diskutimeve, këto sfida kërkojnë bashkërendim më të ngushtë dhe përgjigje të koordinuar mes vendeve aleate. Një tjetër çështje me rëndësi strategjike ishte zhvillimi i Korridorit VIII si korridor i mobilitetit ushtarak, që lidh Adriatikun me Detin e Zi. Projekti konsiderohet i rëndësishëm për lëvizshmërinë, gatishmërinë operacionale dhe sigurinë e krahut juglindor të NATO-s. Në këtë kuadër, u diskutua edhe rëndësia e projektit të Porto Romanos për zhvillimin e kapaciteteve infrastrukturore dhe logjistike në mbështetje të nevojave strategjike të Aleancës.

Samiti i NATO-s në Tiranë

Gjatë takimit u rikonfirmua gjithashtu mbajtja në Tiranë e Samitit të ardhshëm të NATO-s, në vijim të vendimit të marrë nga vendet aleate. Organizimi i samitit përbën një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, si vend mikpritës i forumit më të lartë politik të Aleancës dhe si një anëtar me rol në rritje në arkitekturën euroatlantike të sigurisë. Samiti pritet të vendosë Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor në qendër të diskutimeve strategjike për të ardhmen e sigurisë kolektive, në një periudhë të karakterizuar nga pasiguri dhe sfida të shtuara gjeopolitike. Shqipëria, sipas qëndrimit të përcjellë, mbetet e angazhuar në forcimin e partneritetit transatlantik, përmbushjen e detyrimeve si vend anëtar dhe kontributin aktiv për një Aleancë më të fortë dhe më të përgatitur për sfidat e së ardhmes.



 

Etiketa: aktualitet
Pas

Uji i pijshëm/ Objektivi 22 orë në ditë në 2027, humbjet në rrjet mbeten 57%

Para

Raporti i KE: Ekonomia shqiptare u rrit me 3.7% në 2025, turizmi mbajti peshën kryesore

Para
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare u rrit me 3.7% në 2025, turizmi mbajti peshën kryesore

Raporti i KE: Ekonomia shqiptare u rrit me 3.7% në 2025, turizmi mbajti peshën kryesore

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026/ Mbi 36 mijë fermerë në proces përfitimi, kërkesat arrijnë 7.2 mld lekë

Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026/ Mbi 36 mijë fermerë në proces përfitimi, kërkesat arrijnë 7.2 mld lekë

nga Fast News
16:20 | 24/11/2026
0

Politika monetare dhe IA, Sejko: Kërkimi ekonomik kyç për vendimmarrjen

Politika monetare dhe IA, Sejko: Kërkimi ekonomik kyç për vendimmarrjen

nga Fast News
15:50 | 24/11/2026
0

Fund gjobave në letër, Rama: Çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme, pagesa dhe ankimi online

Fund gjobave në letër, Rama: Çdo masë administrative do të jetë e gjurmueshme, pagesa dhe ankimi online

nga Fast News
11:47 | 24/11/2026
0

Ibrahimaj prezanton “e-Gjoba”: Bizneset dhe qytetarët do të njoftohen në kohë reale për penalitetet

Ibrahimaj prezanton “e-Gjoba”: Bizneset dhe qytetarët do të njoftohen në kohë reale për penalitetet

nga Fast News
11:41 | 24/11/2026
0

Recent News

Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026/ Mbi 36 mijë fermerë në proces përfitimi, kërkesat arrijnë 7.2 mld lekë

Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026/ Mbi 36 mijë fermerë në proces përfitimi, kërkesat arrijnë 7.2 mld lekë

16:20 | 24/11/2026
Politika monetare dhe IA, Sejko: Kërkimi ekonomik kyç për vendimmarrjen

Politika monetare dhe IA, Sejko: Kërkimi ekonomik kyç për vendimmarrjen

15:50 | 24/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora