Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Uji i pijshëm/ Objektivi 22 orë në ditë në 2027, humbjet në rrjet mbeten 57%

nga Fast News
20 minutes më parë
në Aktualitet
0
Uji i pijshëm/ Objektivi 22 orë në ditë në 2027, humbjet në rrjet mbeten 57%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Furnizimi me ujë 24 orë në ditë dhe ulja e humbjeve në 50% deri në vitin 2029, synimet e qeverisë. Mbulimi me kanalizime në zonat rurale parashikohet vetëm 20%.  Furnizimi me ujë të pijshëm mesatarisht 22 orë në ditë dhe ulja e humbjeve në rrjet në nivelin 57%. Këto janë objektivat e parashikuara për vitin 2027 në relacionin shoqërues të projektbuxhetit, për programin “Furnizimi me Ujë dhe Kanalizime”. Sipas planifikimit afatmesëm, synimi është që furnizimi mesatar me ujë të arrijë 24 orë në ditë deri në vitin 2029, ndërsa humbjet në rrjet të reduktohen në 50%. Për zonat bregdetare, objektivi i furnizimit është mesatarisht 21 orë në ditë gjatë vitit 2027, me rritje në 23 orë në ditë deri në vitin 2029.

Mbulimi me ujë, 96% në qytete dhe 70% në fshatra

Për vitin 2027, mbulimi me shërbimin e ujit të pijshëm parashikohet të arrijë në 96% në zonat urbane dhe 70% në zonat rurale. Diferenca mes qytetit dhe fshatit mbetet e konsiderueshme, duke reflektuar aksesin më të kufizuar në infrastrukturën e furnizimit me ujë në zonat rurale. Pabarazia është edhe më e theksuar në shërbimin e kanalizimeve. Objektivi për vitin e ardhshëm është mbulimi i 87% të zonave urbane, ndërsa në zonat rurale parashikohet të arrijë vetëm 20%. Ndërkohë, mbulimi me shërbimin e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura synohet të jetë në nivelin 20%.

Të ardhurat mbulojnë 80% të kostove

Një tjetër objektiv i sektorit është përmirësimi i qëndrueshmërisë financiare të shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve. Për vitin 2027, të ardhurat e tyre parashikohet të mbulojnë 80% të kostove, çka tregon se sektori do të vijojë të ketë nevojë për mbështetje financiare për të përballuar shpenzimet. Për realizimin e ndërhyrjeve, mbështetja buxhetore për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve planifikohet në 14.57 miliardë lekë, nga 14.36 miliardë lekë që ishte parashikuar për vitin 2026. Rritja e financimit mbështetet te shtimi i fondeve të huaja, ndërsa financimi i brendshëm për investime parashikohet të ulet.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

3.48 miliardë lekë për projekte të reja

Fondet e planifikuara do të përdoren për vijimin e punimeve për rehabilitimin e rrjeteve ekzistuese, ndërtimin e linjave të reja të furnizimit, depove dhe impianteve të pompimit.

Në programin e vitit 2027 janë përfshirë gjithashtu një sërë projektesh të reja për ujësjellës dhe kanalizime, për të cilat parashikohet financim prej 3.48 miliardë lekësh. Investimet synojnë përmirësimin e furnizimit me ujë dhe zgjerimin e infrastrukturës së kanalizimeve, ndërsa objektivat afatmesëm mbeten furnizimi 24 orë në ditë dhe reduktimi i humbjeve në rrjet.

Etiketa: aktualitet
Pas

Përfaqësuesja e Dhomës së Biznesit, Vjola Kaloutsi në Prishtinë: Diaspora, ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës

Para

Rama takon Rutte, rikonfirmohet Samiti i NATO-s në Tiranë

Para
Rama takon Rutte, rikonfirmohet Samiti i NATO-s në Tiranë

Rama takon Rutte, rikonfirmohet Samiti i NATO-s në Tiranë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rama takon Rutte, rikonfirmohet Samiti i NATO-s në Tiranë

Rama takon Rutte, rikonfirmohet Samiti i NATO-s në Tiranë

nga Fast News
11:37 | 04/11/2026
0

Uji i pijshëm/ Objektivi 22 orë në ditë në 2027, humbjet në rrjet mbeten 57%

Uji i pijshëm/ Objektivi 22 orë në ditë në 2027, humbjet në rrjet mbeten 57%

nga Fast News
11:30 | 04/11/2026
0

Përfaqësuesja e Dhomës së Biznesit, Vjola Kaloutsi në Prishtinë: Diaspora, ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës

Përfaqësuesja e Dhomës së Biznesit, Vjola Kaloutsi në Prishtinë: Diaspora, ura lidhëse mes Shqipërisë dhe Kosovës

nga Fast News
18:28 | 03/11/2026
0

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

Dhoma e Biznesit të Diasporës në “SHE RISES”, pritet marrëveshja për bashkëpunim rajonal

nga Fast News
18:25 | 03/11/2026
0

Recent News

Rama takon Rutte, rikonfirmohet Samiti i NATO-s në Tiranë

Rama takon Rutte, rikonfirmohet Samiti i NATO-s në Tiranë

11:37 | 04/11/2026
Uji i pijshëm/ Objektivi 22 orë në ditë në 2027, humbjet në rrjet mbeten 57%

Uji i pijshëm/ Objektivi 22 orë në ditë në 2027, humbjet në rrjet mbeten 57%

11:30 | 04/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora