Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shqipëria i mbylli negociatat për Kapitullin 20, cilat janë sfidat për 29 të tjerët?

nga Fast News
16 minutes më parë
në Aktualitet
0
Shqipëria i mbylli negociatat për Kapitullin 20, cilat janë sfidat për 29 të tjerët?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka marrë dritën jeshile nga Bashkimi Europian për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20 të acquis-së, që lidhet me ndërmarrjet dhe politikën industriale. Me këtë zhvillim, numri i kapitujve për të cilët vendi ka përmbyllur negociatat shkon në katër.

Sipas Kryeministrit Edi Rama, mbyllja e negociatave për këtë kapitull krijon më shumë mundësi për investime, inovacion, rritje të konkurrueshmërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kapitulli 20 i bashkohet tre kapitujve të tjerë, mbyllja provizore e të cilëve u zyrtarizua në korrik, në përfundim të Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Bëhet fjalë për Kapitullin 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, Kapitullin 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe Kapitullin 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”.
Rruga drejt anëtarësimit mbetet e gjatë, por cilat janë sfidat që na presin? Shqipërisë i duhet të përmbyllë negociatat edhe për 29 kapitujt e tjerë, ndërsa objektivi i përcaktuar për përfundimin e procesit është viti 2027.

Kapitujt e mbyllur deri më tani lidhen me fusha ku volumi i legjislacionit që duhet përafruar është më i kufizuar. Në të kundërt, ndër fushat që kërkojnë më shumë punë për Shqipërinë janë drejtësia, bujqësia, siguria ushqimore dhe mjedisi. Sfidë mbetet edhe tregu i brendshëm, ku përafrimi dhe zbatimi i legjislacionit evropian kërkon angazhim të konsiderueshëm.

Një nga pjesët më të rëndësishme të procesit është grupkapitulli 1, “Themelorët”, që përfshin pesë kapituj dhe trajton çështje si gjyqësori, të drejtat themelore, statistikat, prokurimi publik, kontrolli financiar, drejtësia, liria dhe siguria. Ky grupkapitull konsiderohet ndër më sfiduesit, pasi lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e institucioneve dhe zbatimin e standardeve evropiane.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Shqipëria pritet të vijojë reformat për përafrimin e legjislacionit me BE-në dhe forcimin e institucioneve, me synimin për të përmbushur kriteret e anëtarësimit dhe për të përmbyllur negociatat brenda afatit të vendosur për vitin 2027.

Etiketa: aktualitet
Pas

Luksi po shtrenjtohet, të pasurit britanikë i kthehen produkteve të përdorura

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shqipëria i mbylli negociatat për Kapitullin 20, cilat janë sfidat për 29 të tjerët?

Shqipëria i mbylli negociatat për Kapitullin 20, cilat janë sfidat për 29 të tjerët?

nga Fast News
09:55 | 11/10/2026
0

Luksi po shtrenjtohet, të pasurit britanikë i kthehen produkteve të përdorura

Luksi po shtrenjtohet, të pasurit britanikë i kthehen produkteve të përdorura

nga Fast News
10:02 | 11/10/2026
0

Pagesat CASH mes bizneseve, Kosova ul limitin nga 500 në 300 euro

Pagesat CASH mes bizneseve, Kosova ul limitin nga 500 në 300 euro

nga Fast News
14:40 | 10/10/2026
0

Nga Koreja e Jugut në Kinë, 74 mijë mjete të regjistruara për herë të parë

Nga Koreja e Jugut në Kinë, 74 mijë mjete të regjistruara për herë të parë

nga Fast News
11:29 | 10/10/2026
0

Recent News

Shqipëria i mbylli negociatat për Kapitullin 20, cilat janë sfidat për 29 të tjerët?

Shqipëria i mbylli negociatat për Kapitullin 20, cilat janë sfidat për 29 të tjerët?

09:55 | 11/10/2026
Luksi po shtrenjtohet, të pasurit britanikë i kthehen produkteve të përdorura

Luksi po shtrenjtohet, të pasurit britanikë i kthehen produkteve të përdorura

10:02 | 11/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora