Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Gratë shqiptare të diasporës mblidhen në Tiranë: Më 23 tetor zhvillohet Samiti i Gjashtë

Samiti i shndërruar tashmë në traditë, organizohet nga Dhoma e Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agjencinë Kombëtare të Diasporës, GIZ Shqipëri dhe partnerë të tjerë

nga Fast News
3 weeks më parë
në Ekonomi
0
Gratë shqiptare të diasporës mblidhen në Tiranë: Më 23 tetor zhvillohet Samiti i Gjashtë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Nga identiteti tek ndikimi: Fuqia e gruas shqiptare në diasporë për një Shqipëri Evropiane”. Është kjo tema e edicionit të gjashtë të Samitit të Gruas Shqiptare në Diasporë, që do të zhvillohet më 23 tetor në Tiranë. Një Samit i shndërruar tashmë në traditë dhe që organizohet nga Dhoma e Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agjencinë Kombëtare të Diasporës, GIZ Shqipëri dhe partnerë të tjerë.

Tirana do të bëhet pikëtakimi i grave shqiptare nga Shqipëria dhe diaspora, në një aktivitet që synon  bashkëpunimin, rrjetëzimin dhe shkëmbimin e eksperiencave mes grave shqiptare në vend dhe jashtë tij. Samiti i Gjashtë i Gruas Shqiptare në Diasporë vjen këtë vit me një fokus të veçantë: rolin që gratë shqiptare jashtë vendit mund të luajnë në ndërtimin e një Shqipërie evropiane.

Dhoma e Biznesit të Diasporës synon të sjellë në Tiranë mbi 150 gra shqiptare nga vendi dhe diaspora, së bashku me përfaqësuese të institucioneve, biznesit, akademisë dhe organizatave ndërkombëtare. Në aktivitet pritet të jenë të pranishme edhe figura të njohura të jetës publike, si dhe gra të suksesshme të biznesit shqiptar në vend dhe në diasporë.

Samiti i Gruas Shqiptare në Diasporë, një histori suksesi

Samiti i Gruas Shqiptare në Diasporë e nisi rrugëtimin në vitin 2020, me nismën e ish ministrit për Diasporën Pandeli Majko në bashkëpunim me Dhomën e Biznesit të Diasporës. Samiti synonte krijimin e një hapësire, ku gratë shqiptare nga Shqipëria dhe jashtë saj të mund të njiheshin, të ndanin eksperiencat dhe të krijonin lidhje të reja.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Gjatë viteve, aktiviteti është zhvilluar dhe zgjeruar, duke kaluar nga fokusi te sipërmarrja dhe rrjetëzimi, drejt çështjeve më të gjera që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm, inovacionin, digjitalizimin, lidershipin, bashkëpunimin institucional dhe Evropën. Në edicionet e mëparshme janë krijuar dhe konsoliduar rrjete të rëndësishme të grave shqiptare në diasporë.

Edicioni i gjashtë i Samitit të Gruas Shqiptare në Diasporë vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, veçanërisht në raport me procesin e integrimit evropian. Këtë vit, fokusi synon të shkojë përtej ruajtjes së lidhjes identitare me Shqipërinë. Në qendër do të jetë pyetja se si përvoja, njohuritë, rrjetet profesionale, investimet dhe kapitali njerëzor i shqiptarëve jashtë vendit, dhe veçanërisht i grave shqiptare, mund të shndërrohen në një forcë konkrete për zhvillimin dhe integrimin evropian të vendit. Gratë shqiptare në diasporë janë sot pjesë e tregjeve, kompanive, universiteteve dhe institucioneve në Evropë dhe në botë. Ato kanë krijuar rrjete dhe eksperienca që mund të shërbejnë si ura të reja mes Shqipërisë dhe Evropës.

Samiti që do të zhvillohet më datë 23 tetor në hotel Marriott (salla Bylis) në Tiranë dhe synon të sjellë histori, eksperienca dhe zëra të ndryshëm të grave shqiptare nga bota, duke krijuar një hapësirë për të diskutuar jo vetëm atë që është arritur deri tani, por edhe atë që mund të ndërtohet më tej.

Etiketa: aktualitet
Pas

23-vjeçari që po sfidon gjigantët e teknologjisë me asistentin e tij me IA

Para

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet

Para
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ku të udhëtoni për të përmirësuar humorin? 5 qytetet që kryesojnë renditjen

Ku të udhëtoni për të përmirësuar humorin? 5 qytetet që kryesojnë renditjen

nga Fast News
09:58 | 25/10/2026
0

Danimarka kërkon punonjës të huaj, mundësi punësimi edhe për shqiptarët

Danimarka kërkon punonjës të huaj, mundësi punësimi edhe për shqiptarët

nga Fast News
09:42 | 25/10/2026
0

Pensionet private rriten me 9.8%, vetëm 1,600 anëtarë të rinj në 6 muaj

Pensionet private rriten me 9.8%, vetëm 1,600 anëtarë të rinj në 6 muaj

nga Fast News
09:30 | 25/10/2026
0

Dhuna do ndëshkohet, Rama paralajmëron masa për koston e jetesës: Do t’i bëjmë të ditura së shpejti

Dhuna do ndëshkohet, Rama paralajmëron masa për koston e jetesës: Do t’i bëjmë të ditura së shpejti

nga Fast News
14:48 | 24/10/2026
0

Recent News

Ku të udhëtoni për të përmirësuar humorin? 5 qytetet që kryesojnë renditjen

Ku të udhëtoni për të përmirësuar humorin? 5 qytetet që kryesojnë renditjen

09:58 | 25/10/2026
Danimarka kërkon punonjës të huaj, mundësi punësimi edhe për shqiptarët

Danimarka kërkon punonjës të huaj, mundësi punësimi edhe për shqiptarët

09:42 | 25/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora