Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Harta e re territoriale, çfarë ndryshon për qytetarët?

nga Fast News
3 weeks më parë
në Aktualitet
0
Harta e re territoriale, çfarë ndryshon për qytetarët?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 85 vota pro të mazhorancës ndarjen e re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Me hartën e re, 15 bashki do të përfshihen në njësitë fqinje, ndërsa do të ndryshojë edhe mënyra sesi do të menaxhohen fondet publike gjithashtu dhe investimet vendore në zonat që bashkohen.

Sipas mazhorancës bashkimi synon të reduktojë kostot e administrimit dhe të krijojë më shumë mundësi për financimin e investimeve. Bashkitë e zgjeruara do të mund të përdorin së bashku burimet financiare dhe stafin profesional për shërbimet publike, planifikimin territorial dhe përgatitjen e projekteve.

Nevoja për këtë riorganizim lidhet edhe me vështirësitë financiare të njësive të vogla. Dokumenti evidenton se rreth 40%, e bashkive të vogla dhe të mesme nuk arrijnë të financojnë plotësisht rreth gjysmën e programeve buxhetore që lidhen me funksionet e tyre ligjore. Por bashkimi përfshin edhe detyrimet financiare. Raporti i paraqitur në Kuvend parashikon që njësitë pasardhëse të marrin përsipër asetet, kontratat dhe borxhet e bashkive që përfshihen në to.

Bashkimi territorial duhet të shoqërohet edhe me ndryshime në financimin e pushtetit vendor. Sipas raportit të Komisionit Parlamentar, formula e shpërndarjes së fondeve rekomandohet të marrë parasysh relievin, shpërndarjen e fshatrave, gjatësinë e rrugëve, moshën e popullsisë dhe nivelin e varfërisë. Synimi është që financimi të pasqyrojë më mirë nevojat dhe kostot e shërbimeve në secilin territor.

Për qytetarët, një nga çështjet kryesore mbetet marrja e shërbimeve pranë vendbanimit. Ish-bashkitë do të vijojnë si qytete përbërëse, ndërsa raporti parashikon sportele të integruara në njësitë administrative dhe shërbime të lëvizshme për zonat periferike. Synimi është që zgjerimi i territorit të mos detyrojë banorët të udhëtojnë drejt qendrës së re për çdo procedurë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kosto do të ketë edhe për integrimin e sistemeve digjitale, transferimin e aseteve dhe përshtatjen e administratave. Për përballimin e tyre, raporti rekomandon krijimin e një Fondi Kombëtar të Tranzicionit. Zbatimi i hartës së re do të bëhet me zgjedhjet vendore të vitit 2027. Deri në konstituimin e organeve të reja, bashkitë aktuale do të vijojnë funksionimin sipas ndarjes ekzistuese.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Boom i regjistrimeve të bizneseve të huaja, QKB: Rriten me 35.2% në tetë muaj

Para

Investimet turke arrijnë 111 milionë euro, Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal, kyç për rritjen e tregtisë

Para
Investimet turke arrijnë 111 milionë euro, Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal, kyç për rritjen e tregtisë

Investimet turke arrijnë 111 milionë euro, Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal, kyç për rritjen e tregtisë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shteti kompenson bizneset për rezervistët, mbulohen sigurimet dhe pagat

Shteti kompenson bizneset për rezervistët, mbulohen sigurimet dhe pagat

nga Fast News
11:02 | 31/10/2026
0

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta 212 lekë dhe benzina 179 lekë/litër

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta 212 lekë dhe benzina 179 lekë/litër

nga Fast News
10:58 | 31/10/2026
0

88.3 mld lekë për barazinë gjinore, mbështetje për sipërmarrëset, fermeret dhe gratë në nevojë

88.3 mld lekë për barazinë gjinore, mbështetje për sipërmarrëset, fermeret dhe gratë në nevojë

nga Fast News
10:56 | 31/10/2026
0

Projektbuxheti 2027/ Shqipëria synon 15.5 milionë turistë të huaj dhe 2150 struktura akomoduese

Projektbuxheti 2027/ Shqipëria synon 15.5 milionë turistë të huaj dhe 2150 struktura akomoduese

nga Fast News
10:24 | 31/10/2026
0

Recent News

Shteti kompenson bizneset për rezervistët, mbulohen sigurimet dhe pagat

Shteti kompenson bizneset për rezervistët, mbulohen sigurimet dhe pagat

11:02 | 31/10/2026
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta 212 lekë dhe benzina 179 lekë/litër

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, nafta 212 lekë dhe benzina 179 lekë/litër

10:58 | 31/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora