Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Buxheti vendor 2027 parashikohet në 114.6 miliardë lekë, rritet transferta për bashkitë

nga Fast News
2 minutes më parë
në Aktualitet
0
Buxheti vendor 2027 parashikohet në 114.6 miliardë lekë, rritet transferta për bashkitë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Buxheti vendor për vitin 2027 parashikohet në 114.6 miliardë lekë, me një rritje prej 2.4% krahasuar me nivelin e pritshëm të vitit 2026. Sipas projektbuxhetit, mbështetja financiare për bashkitë do të vijojë të rritet, kryesisht përmes transfertave nga buxheti i shtetit, ndërsa synohet forcimi i autonomisë fiskale dhe përmirësimi i shërbimeve publike në nivel vendor.

Transferta e pakushtëzuar për pushtetin vendor parashikohet në 29.3 miliardë lekë, ose 1.4 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Rritja mesatare e kësaj transferte për bashkitë do të jetë rreth 5%, ndërsa për qarqet rreth 4%. Ndërkohë, të ardhurat e veta të pushtetit vendor pritet të arrijnë në 58.6 miliardë lekë, me një rritje prej 712 milionë lekësh ose 1.2% krahasuar me vitin 2026. Në fokus mbetet edhe reforma e taksës mbi pasurinë, nga e cila parashikohet të arkëtohen 10.6 miliardë lekë, rreth 600 milionë lekë më shumë se një vit më parë.

Për funksionet e transferuara te pushteti vendor është parashikuar një transfertë e pakushtëzuar sektoriale prej 15.4 miliardë lekësh, me rritje 2%. Gjithashtu, për rritjen e pagave në administratën vendore është parashikuar një fond shtesë prej 4.5 miliardë lekësh, për të mbuluar efektin e rritjes së kufirit minimal të pagave dhe pagës minimale.

Projektbuxheti parashikon edhe 200 milionë lekë për grantin e performancës së bashkive, si dhe 200 milionë lekë shtesë për shpenzimet operative të funksioneve të transferuara. Nga ky fond, 100 milionë lekë do të shkojnë për arsimin parashkollor dhe 100 milionë lekë për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin, ku do të përfitojnë 17 bashki, me një shtesë prej 83 punonjësish. Të ardhurat e bashkive nga taksat e ndara parashikohen në 1.8 miliardë lekë, duke përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale dhe taksën e rentës minerare. Ndërsa financimi i huaj për njësitë e vetëqeverisjes vendore do të jetë 1.5 miliardë lekë, për mbështetjen e projekteve të investimeve dhe përmirësimin e infrastrukturës vendore.

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Etiketa: aktualitet
Pas

Godina e re e Inxhinierisë së Ndërtimit, 282 mln lekë financim në 2027

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Buxheti vendor 2027 parashikohet në 114.6 miliardë lekë, rritet transferta për bashkitë

Buxheti vendor 2027 parashikohet në 114.6 miliardë lekë, rritet transferta për bashkitë

nga Fast News
09:55 | 31/10/2026
0

Godina e re e Inxhinierisë së Ndërtimit, 282 mln lekë financim në 2027

Godina e re e Inxhinierisë së Ndërtimit, 282 mln lekë financim në 2027

nga Fast News
09:50 | 31/10/2026
0

Turistët që hyjnë me makinë në Shqipëri mund të paguajnë taksë të re, ja modeli që po shqyrtohet

Turistët që hyjnë me makinë në Shqipëri mund të paguajnë taksë të re, ja modeli që po shqyrtohet

nga Fast News
21:25 | 30/10/2026
0

“16 apo 18 vjeç?” Rama paralajmëron kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

“16 apo 18 vjeç?” Rama paralajmëron kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

nga Fast News
21:15 | 30/10/2026
0

Recent News

Buxheti vendor 2027 parashikohet në 114.6 miliardë lekë, rritet transferta për bashkitë

Buxheti vendor 2027 parashikohet në 114.6 miliardë lekë, rritet transferta për bashkitë

09:55 | 31/10/2026
Godina e re e Inxhinierisë së Ndërtimit, 282 mln lekë financim në 2027

Godina e re e Inxhinierisë së Ndërtimit, 282 mln lekë financim në 2027

09:50 | 31/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora