Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë: Guvernatori mund të arrestohet vetëm me autorizimin e Gjykatës Kushtetuese

nga Fast News
3 months më parë
në Ekonomi
0
Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë: Guvernatori mund të arrestohet vetëm me autorizimin e Gjykatës Kushtetuese
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë parashikon mbrojtje të veçantë ligjore për Guvernatorin dhe zëvendësguvernatorët. Ky projektligj përcakton se ata nuk mund të arrestohen, nuk mund të privohen nga liria, apo t’i nënshtrohen kontrollit personal dhe të banesës pa autorizimin paraprak të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas nenit 72 të projektligjit, përjashtim bëhet vetëm në rastet kur Guvernatori ose zëvendësguvernatorët kapen në flagrancë ose ndiqen menjëherë pas kryerjes së një vepre penale.

Në të gjitha rastet e tjera, prokurori i çështjes duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të marrë autorizimin për arrestimin ose kontrollin. Gjykata duhet të shprehet brenda dy javëve nga paraqitja e kërkesës.

Projektligji përcakton gjithashtu se, nëse Gjykata Kushtetuese nuk merr një vendim brenda këtij afati, kërkesa për autorizim konsiderohet e refuzuar.

“Neni  72

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Dispozita të veçanta për administratorët

 1. Guvernatori dhe Zëvendësguvernatorët nuk mund të arrestohen ose të privohen nga liria në ndonjë formë, as t’i nënshtrohen kontrollit personal apo të banesës, pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese, përveç rasteve kur kapen në flagrancë ose ndërsa janë në ndjekje menjëherë pas kryerjes së një krimi.

2. Me përjashtim të rastit të specifikuar në pikën 1 të këtij neni, prokurori i çështjes duhet të kërkojë menjëherë autorizimin e Gjykatës Kushtetuese përpara se të kryejë arrestimin, kontrollin personal ose të banesës së Guvernatorit dhe Zëvendësguvernatorëve.  Gjykata Kushtetuese merr vendim për autorizimin brenda dy javëve nga data kur i paraqitet çështja. Në rast se Gjykata Kushtetuese nuk vendos brenda këtij afati kohor, kërkesa për autorizim konsiderohet e refuzuar”, thuhet në nenin 72 të projektligjit për Bankën e Shqipërisë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Studimi: Të flasësh disa gjuhë mund ta mbajë trurin deri në 13 vjet më të ri

Para

Prezantohet Programi Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, 250 mln euro kredi për bizneset me kushte lehtësuese

Para
Prezantohet Programi Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, 250 mln euro kredi për bizneset me kushte lehtësuese

Prezantohet Programi Kombëtar "Dyfisho Sipërmarrjen Tënde", 250 mln euro kredi për bizneset me kushte lehtësuese

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Legalizimet/ Falje deri në 100% të pagesës për parcelën ndërtimore, kush përfiton ulje nga Kadastra?

Legalizimet/ Falje deri në 100% të pagesës për parcelën ndërtimore, kush përfiton ulje nga Kadastra?

nga Fast News
09:27 | 23/10/2026
0

Shqipëria drejt transportit publik inteligjent, parashikohet blerja e 23 autobusëve elektrikë dhe hibridë

Shqipëria drejt transportit publik inteligjent, parashikohet blerja e 23 autobusëve elektrikë dhe hibridë

nga Fast News
09:21 | 23/10/2026
0

Protesta, kush do të paguajë për bizneset e dëmtuara?

127 biznese të dëmtuara nga protestat, dëmet kapin vlerën e 2.15 milionë eurove

nga Fast News
09:10 | 23/10/2026
0

Rritje minimale e tregut të sigurimeve, këtë vit me vetëm 1.9%

Rritje minimale e tregut të sigurimeve, këtë vit me vetëm 1.9%

nga Fast News
16:49 | 22/10/2026
0

Recent News

Legalizimet/ Falje deri në 100% të pagesës për parcelën ndërtimore, kush përfiton ulje nga Kadastra?

Legalizimet/ Falje deri në 100% të pagesës për parcelën ndërtimore, kush përfiton ulje nga Kadastra?

09:27 | 23/10/2026
Shqipëria drejt transportit publik inteligjent, parashikohet blerja e 23 autobusëve elektrikë dhe hibridë

Shqipëria drejt transportit publik inteligjent, parashikohet blerja e 23 autobusëve elektrikë dhe hibridë

09:21 | 23/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora