Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Qeveria “Rama 4” ngel në klasë, ALTAX publikon raportin për punën e ministrive në këto 300 ditë

nga Fast News
3 weeks më parë
në Ekonomi
0
Qeveria “Rama 4” ngel në klasë, ALTAX publikon raportin për punën e ministrive në këto 300 ditë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra studimore e taksave, ALTAX ka analizuar performacën e qeverisë “Rama 4” në këto 300 ditë. Ajo që konstatohet si problematike është një hendek i thellë mes planifikimit dhe zbatimit, ndërkohë që shqetësim mbetet korrupsioni.

“Një analizë e zgjeruar e Indeksit të Fizibilitetit të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, e ndërtuar mbi metodologjinë POLIFAKT/ALTAX, vlerëson se qeveria “Rama 4” ka arritur një nivel fizibiliteti prej 58–62% në 300 ditët e para të mandatit (18 shtator 2025 – 15 korrik 2026), si një vlerësim konservativ që tregon bazë të fortë planifikimi dhe mbështetje ndërkombëtare, por zbatim fizik të projekteve që mbetet sistematikisht më i ngadaltë se premtimet normative”, theksohet në raport.

Analiza ëhstë shtrirë tek të gjitha ministritë, duke bëhet edhe renditja e atyre që kanë performuar më mirë dhe më keq.

“Hendek prej 14 pikësh përqindje ndan ministrinë më mirë-performuese (Mbrojtja, 67%) nga ajo më pak performuesja (Infrastruktura dhe Energjia, 53%), duke treguar performancë shumë të pabarabartë brenda një qeverie në mandatin e katërt pandërprerje qeverisje qendrore dhe kryesisht edhe vendore”, nënvizon raporti.

ALTAX evidenton se efikasiteti i shpenzimeve publike për 300 ditët vlerësohet vetëm 52–58%, pasi fondet alokohen dhe angazhimet nënshkruhen, por përkthimi i tyre në rezultate fizike të prekshme (km rrugë, shkolla, spitale) vonon në pothuajse çdo sektor investimesh.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Korrupsioni mbetet rreziku me ndikimin më të lartë, ku CPI 2025 i Shqipërisë ra në 39 pikë (nga 42 në 2024). Kostoja rajonale e korrupsionit dhe informalitetit për Shqipërinë vlerësohet nga ALTAX Observatory në €0.85–1.11 miliardë në vit (3.1–4.0% e PBB-së), që është një shifër e publikuar, jo thjesht ilustruese.

Raporti thekson arritje të qarta dhe të pakushtëzuara. Buxheti i mbrojtjes u rrit në 2.12% të PBB-së, u nënshkrua marrëveshja me Elbit Systems, Korridori VIII u përfshi në infrastrukturën kritike të NATO-s, dhe Shqipëria regjistroi 12.46 milionë vizitorë të huaj në 2025 (+6.6%), shifër e konfirmuar nga INSTAT.

Krahasuar me pesë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet e treta për perceptim korrupsioni (CPI 39, pas Malit të Zi me 46 dhe Kosovës me 44), përpara Maqedonisë së Veriut (40), Bosnjë-Hercegovinës (34) dhe Serbisë (33), pra mbi mesataren rajonale (ËB6: 38.3 pikë), por ende larg mesatares së BE-së (63.8 pikë).

Programi “Shqipëria 2030” synon mbylljen e negociatave me BE-në deri në 2027–2028 dhe anëtarësim të plotë në 2030. Brenda 300 ditëve, Shqipëria hapi gjithë kapitujt dhe raportoi gatishmëri për mbylljen e tre kapitujve negociues. Sipas raportit, korrupsioni dhe efikasiteti i ulët i shpenzimeve mbeten pengesat kryesore që rrezikojnë vonesa në këtë trajektore, ndërsa disiplina fiskale e ruajtur (borxh publik në rënie, 55–56% e PBB-së) përputhet me kërkesat e BE-së për stabilitet makroekonomik.

Pasi ka analizuar performancën e qeverisjes në këto 300 ditë, ALTAX del me tre propozime urgjente:

  • Dashboard publik tremujor i ekzekutimit fizik të projekteve kapitale me prioritet të lartë, kosto e ulët zbatimi, afat 6–9 muaj (Ministria e Financave / AKSHI).
  • Digjitalizim i plotë i prokurimeve publike (e-procurement) me zbulim automatik risku me priorite të lartë, afat 12–18 muaj (Agjencia e Prokurimit Publik / AKSHI).
  • Rezultate të shpejta e të matshme nga SPAK në rastet me profil të lartë, si kusht themelor për rikthimin e besimit publik dhe të BE-së.
Etiketa: aktualitet
Pas

Si po përballen CEO-t me një botë në ndryshim të shpejtë? Strategjitë që po përcaktojnë liderët e së ardhmes

Para

Rriten çmimet e karburanteve, ja sa shiten nafta dhe benzina

Para
Rriten çmimet e karburanteve, ja sa shiten nafta dhe benzina

Rriten çmimet e karburanteve, ja sa shiten nafta dhe benzina

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

nga Fast News
17:31 | 04/08/2026
0

Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

nga Fast News
17:28 | 04/08/2026
0

Bie me 5 lekë çmimi i karburanteve në vend

Bie me 5 lekë çmimi i karburanteve në vend

nga Fast News
17:19 | 04/08/2026
0

Mineralet kritike do të marrin prioritet, deri në vitin 2030 synohen 55 mln euro financime

Mineralet kritike do të marrin prioritet, deri në vitin 2030 synohen 55 mln euro financime

nga Fast News
15:40 | 04/08/2026
0

Recent News

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

82 milionë dollarë në vit nga një podcast? Njihuni me 10 liderët e industrisë!

17:31 | 04/08/2026
Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

Alarmi nga sulmet kibernetike, mbi 14.2 milionë tentativa në vetëm 6 muaj

17:28 | 04/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora