Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Miratohen aktet nënligjore, një hap më pranë rikthimit të basteve sportive online

nga Fast News
3 months më parë
në Ekonomi
0
Miratohen aktet nënligjore, një hap më pranë rikthimit të basteve sportive online
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gati dy vite e gjysmë nga dhënia e “dritës jeshile” në Parlament, bastet sportive do të rihapen, zyrtarisht. Tashmë janë miratuar edhe të gjitha aktet nënligjore për t’i hapur rrugën më tej licensimit të kompanive.

“Ligji 155/2015 “Për lojërat e Fatit në Republikën e Shqipërisë” i  ndryshuar, me miratimet e fundit është plotësuar me aktet nënligjore për sa i përket kategorisë së lojës “Baste Sportive online”.

Janë 8 akte nënligjore, VKM dhe Udhëzime që kanë vulën përfundimtare. Dy aktet u miratuan më 26 qershor, ku caktohen procedurat dhe afatet për pezullimin apo revokimin e licencës së lojërave të fatit “basteve sportive online”, si dhe vendimi për administrimin e fondit te posaçëm të krijuar nga veprimtaritë e lojërave të fatit.

“Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Komisioni i Licencave dhe sekretariati teknik pranë tij organizojnë procedurat konkurruese dhe vlerësuese sipas detyrave përkatëse, të përcaktuara me ligj dhe në këtë vendim.”

Rihapja e basteve sportive online vjen gati 7 vite pasi aksioni ‘Fundi i Marrëzisë’ që nisi më 1 janari 2019, prej të cilit u mbyllën 4.214 pika bastesh në vend. Ligji në fuqi parashikon dhënien e 10 licencave, por ende nuk ka një afat se kur do të hapen thirrjet për të aplikuar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Komisioni i licencave merr vendim për hapjen e një procedure konkurruese dhe numrin e licencave që do të jepen në thirrje. Brenda 7ditëve nga marrja e vendimit për hapjen e procedurës konkurruese nga Komisioni I Licencave, AMLF publikon njoftimin për konkurrim për dhënien e licencës për ofrimin e “Basteve Sportive online” në faqen zyrtare të internetit, në dy gazeta ndërkombëtare, si dhe ne Buletinin e Njoftimeve Publike”.

Vonesën me më shumë se 2 vite për plotësimin e ligjit me aktet nënligjore për ta bërë atë të zbatueshëm, më herët Ministria e Financave e pati sqaruar me argumentin se bëhej fjalë për një proces me kompleksitet të lartë teknik dhe institucional, të cilat kërkonin cikle të zgjeruara konsultimesh dhe verifikimesh, për shkak edhe të sistemeve të reja që duhet të ngriheshin./A2 CNN

Etiketa: aktualitet
Pas

GRAFIKËT: Rënia e Euros të paktën deri në 2024 shpjegohet më shumë nga lejet e ndërtimit se turistët

Para

Zhvillimi i Startup-eve në Shqipëri, 31% gjenerojnë të ardhura

Para
Zhvillimi i Startup-eve në Shqipëri, 31% gjenerojnë të ardhura

Zhvillimi i Startup-eve në Shqipëri, 31% gjenerojnë të ardhura

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Drejtësia për të miturit, strategji e re, në fokus  ngritja e Institutit të Rehabilitimit në Mëzez

Drejtësia për të miturit, strategji e re, në fokus  ngritja e Institutit të Rehabilitimit në Mëzez

nga Fast News
15:25 | 23/10/2026
0

Ktheni shishen, merrni lekë mbrapsht? Shqipëria drejt skemës së re

Ktheni shishen, merrni lekë mbrapsht? Shqipëria drejt skemës së re

nga Fast News
14:47 | 23/10/2026
0

Nuk paguan administrimin e pallatit? Mund të bllokohet prona në Kadastër

Nuk paguan administrimin e pallatit? Mund të bllokohet prona në Kadastër

nga Fast News
14:27 | 23/10/2026
0

Blini lavatriçe apo frigorifer të ri? Dyqanet mund të detyrohen të marrin falas pajisjen e vjetër

Blini lavatriçe apo frigorifer të ri? Dyqanet mund të detyrohen të marrin falas pajisjen e vjetër

nga Fast News
13:59 | 23/10/2026
0

Recent News

Drejtësia për të miturit, strategji e re, në fokus  ngritja e Institutit të Rehabilitimit në Mëzez

Drejtësia për të miturit, strategji e re, në fokus  ngritja e Institutit të Rehabilitimit në Mëzez

15:25 | 23/10/2026
Ktheni shishen, merrni lekë mbrapsht? Shqipëria drejt skemës së re

Ktheni shishen, merrni lekë mbrapsht? Shqipëria drejt skemës së re

14:47 | 23/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora