Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Mbi 10 milionë firma për përjashtimin e Argjentinës nga Kupa e Botës, mes akuzave për favorizim nga arbitrat

nga Fast News
3 weeks më parë
në Lifestyle
0
Mbi 10 milionë firma për përjashtimin e Argjentinës nga Kupa e Botës, mes akuzave për favorizim nga arbitrat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se 10 milionë persona pretendohet se kanë firmosur një peticion online që kërkon përjashtimin e Argjentinës nga Kupa e Botës 2026, mes akuzave se FIFA dhe arbitrat kanë favorizuar Lionel Messin dhe kampionët në fuqi.

Peticioni, i publikuar në faqen ArgentinaOut.org, fitoi vëmendje të madhe pas fitores dramatike të Argjentinës ndaj Egjiptit në fazën e 1/8-ave të turneut.

Nisma, e drejtuar nga tifozët, pretendon se Argjentina ka përfituar nga disa vendime të diskutueshme të arbitrimit gjatë kompeticionit. “Argentina Out është një fushatë e udhëhequr nga tifozët, e cila kërkon largimin e Argjentinës nga Kupa e Botës 2026. Firmosni peticionin për të kërkuar zbatim të njëjtë të rregullave, arbitrim transparent dhe konkurrencë të ndershme për çdo kombëtare”, thuhet në faqen e fushatës.

Debati u intensifikua pas ndeshjes mes Argjentinës dhe Egjiptit, ku skuadra amerikano-jugore përmbysi disavantazhin 2-0 dhe shënoi tri herë në 13 minutat e fundit, pavarësisht se Lionel Messi kishte humbur më herët një penallti. Pala egjiptiane reagoi me zemërim pasi një gol iu anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR, ndërsa goli i fitores së Argjentinës u konsiderua i rregullt, megjithëse pati pretendime për një faull ndaj Mohamed Salah gjatë aksionit.

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, lëshoi akuza të forta pas përfundimit të takimit. “Do të them atë që mendoj, pavarësisht pasojave. Kjo ndeshje ishte qartësisht e manipuluar dhe të gjithë e panë. Nëse duan kaq shumë që ata të fitojnë, atëherë pse i ftojnë të gjitha kombëtaret të marrin pjesë në Kupën e Botës?”, deklaroi ai. Hassan shtoi se FIFA promovon parimin e “Fair Play”, por sipas tij ky parim nuk u respektua në fushën e lojës. “Pa ato gabime, rezultati do të kishte qenë ndryshe”, tha trajneri egjiptian.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Scaloni hedh poshtë akuzat për favorizim

Përpara ndeshjes së radhës së Argjentinës, trajneri Lionel Scaloni i hodhi poshtë pretendimet se skuadra e tij ishte favorizuar nga arbitrat, duke argumentuar se teknologjia moderne e bën pothuajse të pamundur një ndërhyrje të tillë.“Edhe në vitin 1986 thoshin se Argjentina po përfitonte avantazhe të padrejta. Kjo nuk është diçka e re për ne”, deklaroi Scaloni. Sipas tij, akuzat vijnë edhe nga persona që nuk dëshirojnë ta shohin Argjentinën fituese. “Ka njerëz që nuk u pëlqen ta shohin Argjentinën të fitojë. Këto komente vetëm sa e motivojnë më shumë skuadrën time për të luajtur futboll më të mirë”, tha ai.

Scaloni theksoi se përdorimi i VAR-it dhe teknologjive të tjera kufizon ndjeshëm mundësinë që një skuadër të favorizohet qëllimisht. “Me VAR-in dhe gjithë teknologjinë që kemi sot, është jashtëzakonisht e vështirë të ndihmosh dikë. Hapësira për interpretime është shumë e vogël. Sot, një gjë e tillë është pothuajse e pamundur”, u shpreh trajneri argjentinas.

Pavarësisht vëmendjes që ka marrë peticioni në rrjetet sociale dhe në disa media ndërkombëtare, deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga FIFA që të sugjerojë se po shqyrtohet përjashtimi i Argjentinës nga turneu. Pretendimet për favorizim mbeten pjesë e debatit publik dhe nuk janë konfirmuar nga një hetim i pavarur.

TOI, Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

Pas hyrjes në Bashkimin Europian, Euro do të jetë monedha zyrtare e Shqipërisë

Para

Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, më i shtrenjti në rajon, Serbia rikthen masat mbështetëse

Para
Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, më i shtrenjti në rajon, Serbia rikthen masat mbështetëse

Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, më i shtrenjti në rajon, Serbia rikthen masat mbështetëse

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

nga Fast News
09:50 | 07/08/2026
0

Rritet kreditimi. Bizneset drejt huasë në lek për investime, qytetarët për blerje banesash

Rritet kreditimi. Bizneset drejt huasë në lek për investime, qytetarët për blerje banesash

nga Fast News
09:30 | 07/08/2026
0

Gara e ekranit në 2025-n, tregu arrin 70 mln euro; “TV Klan” dhe “Top Channel” marrin 63%

Gara e ekranit në 2025-n, tregu arrin 70 mln euro; “TV Klan” dhe “Top Channel” marrin 63%

nga Fast News
09:12 | 07/08/2026
0

77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj

77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj

nga Fast News
09:00 | 07/08/2026
0

Recent News

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis zonave me braktisje të lartë dhe bashkive që propozohet të shkrihen?

09:50 | 07/08/2026
Rritet kreditimi. Bizneset drejt huasë në lek për investime, qytetarët për blerje banesash

Rritet kreditimi. Bizneset drejt huasë në lek për investime, qytetarët për blerje banesash

09:30 | 07/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora