Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

“Firmat piramidale” online, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Mos investoni!

nga Fast News
8 months më parë
në Finance
0
“Firmat piramidale” online, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Mos investoni!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka reaguar ndaj skemave mashtruese on line. Një qëndrim që vjen pas shqetësimit të ngritur nga deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

“Kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar. Nga vëzhgimet tona dhe nga denoncimet e shumta të bëra publike, konstatohet se aktiviteti i saj mbart tiparet e qarta të një skeme mashtruese digjitale”, ka deklaruar Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Qindra qytetarë shqiptarë po bien pre skemave të reja piramidale, ku u propozohet të blejnë kriptomonedha që nuk ekziston ose u kërkohet që të investojnë para me pretendimin se brenda 45 ditësh ato do të marrin 2-fishin e parave të hedhura. Dhe TXEX nuk është platforma e vetme që po zhvat shqiptarët.

“Përveç TXEX janë dhe 2 platforma të tjera të ngjashme XUEXA dhe Grokrexduu. AKSK ka marrë masa urgjente për bllokimin e aktivitetit të këtyre faqeve mashtruese në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke bashkëpunuar ngushtësisht me institucionet përgjegjëse AKEP, Policinë e Shtetit dhe ofruesit e shërbimeve të internetit”, thekson Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Joshja për të fituar sa më shumë e më shpejt është “mikrob” që me sa duket, gjendet në mendjen e çdo njeriu dhe mekanizmave të funksionimit të çdo shoqërie. Por Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike tregon se çfarë ndodh me ata që investojnë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Humbje financiare të parikuperueshme, rrezik të lartë për cenimin e privatësisë dhe identitetit digjital, mundësi për keqpërdorim të mëtejshëm të të dhënave personale nga rrjete kriminale”, vë në dukje Autoriteti.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka nisur zyrtarisht një hetim në lidhje me skemat mashtruese online, të cilat dyshohet se i kanë zhvatur qytetarëve shqiptarë rreth 5 milionë euro, përmes premtimit për fitime të majme duke investuar në blerje kriptovalutash. Në qershor ishte Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare paralajmëroi qytetarët shqiptarë se një platformë e dyshimtë investimesh, e quajtur “NetherexPro”, po promovohej në rrjetet sociale dhe mund të rrezikojë të ardhurat e tyre.

Etiketa: aktualitet
Pas

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Para

Stili i firmave piramidale në ’97-n në Shqipëri/ 10 nga skemat më famëkeqe “Ponzi” në historinë e SHBA

Para
Stili i firmave piramidale në ’97-n në Shqipëri/ 10 nga skemat më famëkeqe “Ponzi” në historinë e SHBA

Stili i firmave piramidale në ’97-n në Shqipëri/ 10 nga skemat më famëkeqe “Ponzi” në historinë e SHBA

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Të gjithë po japin shtëpinë me qira, të ardhurat zyrtare arritën në rreth 400 mln euro në 2025-n

Të gjithë po japin shtëpinë me qira, të ardhurat zyrtare arritën në rreth 400 mln euro në 2025-n

nga Fast News
10:42 | 20/04/2026
0

Vendet më të pasura të Europës deri në 2030, Shqipëria ndër më të varfrat

Vendet më të pasura të Europës deri në 2030, Shqipëria ndër më të varfrat

nga Fast News
10:38 | 20/04/2026
0

Ministri i Financave në Uashington, takime të rëndësishme me drejtuesit e Departamentit të Shtetit për  ekonominë

Ministri i Financave në Uashington, takime të rëndësishme me drejtuesit e Departamentit të Shtetit për ekonominë

nga Fast News
14:43 | 19/04/2026
0

Integrimi në BE? Përfaqësuesi i biznesit tregon se çfarë duhet të bëjë sipërmarrja

Integrimi në BE? Përfaqësuesi i biznesit tregon se çfarë duhet të bëjë sipërmarrja

nga Fast News
11:58 | 18/04/2026
0

Recent News

Të gjithë po japin shtëpinë me qira, të ardhurat zyrtare arritën në rreth 400 mln euro në 2025-n

Të gjithë po japin shtëpinë me qira, të ardhurat zyrtare arritën në rreth 400 mln euro në 2025-n

10:42 | 20/04/2026
Vendet më të pasura të Europës deri në 2030, Shqipëria ndër më të varfrat

Vendet më të pasura të Europës deri në 2030, Shqipëria ndër më të varfrat

10:38 | 20/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora