Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, shkurtohen procedurat në kufi, Rama: Hapi tjetër, beso-beso

nga Fast News
32 seconds më parë
në Aktualitet
0
“One Stop Shop” në Qafë Thanë, shkurtohen procedurat në kufi, Rama: Hapi tjetër, beso-beso
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kufiri mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të funksionojë tashmë përmes një sistemi të integruar kontrolli me një ndalesë të vetme. Sistemi i ri “One Stop Shop”, i inauguruar në pikën kufitare të Qafë Thanës, synon të reduktojë kohën e pritjes dhe të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, automjeteve dhe mallrave mes dy vendeve.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama e cilësoi këtë sistem si një transformim të rëndësishëm, që do t’u shërbejë miliona njerëzve që kalojnë përmes kësaj pike kufitare. Ai bëri të ditur se modeli i kontrollit të përbashkët do të shtrihet edhe në pika të tjera kufitare.

“Deri tani në këtë doganë ishim kontrollo-kontrollo. Tani jemi beso-kontrollo. Hapi tjetër është beso-beso, që të mos kemi më asnjë kontroll këtu në rrugëtimin tonë të përbashkët për t’u bërë pjesë e Europës pa kontrolle në kufijtë mes nesh”, u shpreh Rama.



Kreu i qeverisë shqiptare theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në projekte të përbashkëta infrastrukturore, duke veçuar avancimin e Korridorit VIII si një prej prioriteteve. Nga ana e tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e vlerësoi këtë bashkëpunim si një hap që lehtëson lëvizjen e qytetarëve dhe shprehu nevojën për ta zgjeruar modelin edhe në pikat e tjera të kalimit kufitar.

Sistemi “One Stop Shop” parashikon kryerjen e kontrolleve kufitare në një pikë të vetme, duke shmangur ndalesat e përsëritura në të dyja anët e kufirit. Ky mekanizëm synon të përmirësojë qarkullimin ndërkufitar, të reduktojë vonesat dhe të lehtësojë transportin e udhëtarëve dhe mallrave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, shkurtohen procedurat në kufi, Rama: Hapi tjetër, beso-beso

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, shkurtohen procedurat në kufi, Rama: Hapi tjetër, beso-beso

nga Fast News
19:31 | 22/11/2026
0

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

nga Fast News
12:41 | 22/11/2026
0

Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

Gratë sipërmarrëse bashkojnë forcat, memorandum bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës

nga Fast News
16:36 | 21/11/2026
0

Fermerët rrisin shitjet me 13% përmes autofaturës, arrijnë në 221 milionë euro në 10-mujor

Fermerët rrisin shitjet me 13% përmes autofaturës, arrijnë në 221 milionë euro në 10-mujor

nga Fast News
16:32 | 21/11/2026
0

Recent News

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, shkurtohen procedurat në kufi, Rama: Hapi tjetër, beso-beso

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, shkurtohen procedurat në kufi, Rama: Hapi tjetër, beso-beso

19:31 | 22/11/2026
Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

Rama: Ulja e TVSH-së për 54 produkte, kontrolle për të garantuar reflektimin në çmime

12:41 | 22/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora