Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rritet besimi tek ekonomia, bizneset dhe konsumatorët më optimistë

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Rritet besimi tek ekonomia, bizneset dhe konsumatorët më optimistë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesi dhe konsumatorët po shfaqen më optimistë përsa i përket gjendjes së ekonomisë. Banka e Shqipërisë konstatoi së në mars, Treguesi I Besimit në Ekonomi u rrit me 6.3 pikë, duke qëndruar aktualisht 13.5 pikë mbi mesataren e vet afatgjatë. Një ecuri e tillë pozitive u ndikua nga rritja e treguesit të besimit në të gjithë sektorët e biznesit dhe tek konsumatorët.

Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i besimit të industrisë u rrit me 5.3 pikë përqindjeje në muajin mars, falë vlerësimeve pozitive për ecurinë e prodhimit dhe kontratave porositëse, kryesisht nga eksportet. Niveli i këtij treguesi është aktualisht 11.7 pikë përqindjeje mbi mesataren historike. Bizneset që operojnë në sektorin e industrisë kanë rritur pritshmëritë e tyre për prodhimin dhe punësimin në të ardhmen. Ndërkohë, pritjet e tyre për çmimet e shitjes në të ardhmen kanë vazhduar tendencën rënëse.

Treguesi i besimit të sektorit të ndërtimit u rrit me 3.5 pikë në mars, duke arritur nivelin më të lartë historik. Ky tregues është 28.4 pikë mbi mesataren afatgjatë. Rritja e regjistruar në muajin mars u nxit nga vlerësimet më të larta të bizneseve si për aktivitetin e tyre aktual, ashtu edhe për kontratat porositëse. Bizneset që operojnë në ndërtim ruajtën të pandryshuara pritshmëritë për punësimin, ndërsa kanë rishikuar për poshtë pritjet për çmimet e shitjes në të ardhmen.

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve u rrit me 9.1 pikë përqindjeje në muajin mars. Niveli aktual i indeksit të besimit në këtë sektor qëndron në nivelin më të lartë historik, rreth

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

19.3 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Të dy komponentët e treguesit, performanca aktuale e biznesit dhe niveli i kërkesës, u rritën ndjeshëm. Ndërkohë, edhe bizneset i kanë përmirësuar pritshmëritë për ecurinë e kërkesës në të ardhmen. Pritshmëritë e tyre për performancën e çmimeve në të ardhmen nuk kanë shënuar ndryshime të rëndësishme krahasim me muajin e kaluar.

Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë u rrit me 5.1 pikë përqindjeje në mars, kryesisht falë vlerësimeve mjaft optimiste të bizneseve për ecurinë e biznesit. Gjithashtu, pritjet për punësim janë rritur gjatë kësaj muaj, por në një shkallë më të ulët se komponenti i parë.

Niveli aktual i treguesit të besimit në tregti qëndron 11 pikë përqindjeje mbi mesataren historike. Pritjet për ecurinë e biznesit në të ardhmen dhe punësimin janë rritur lehtësisht në muajin mars, ndërsa pritshmëritë për çmimet e shitjes në e ardhmja vlerësohet në rënie.

Treguesi i besimit të konsumatorit vazhdoi tendencën pozitive të muajve të fundit, me një rritje prej 3.8 pikë përqindjeje në muajin mars.

Niveli i tij aktual qëndron afër mesatares historike, për herë të parë që nga shtatori i vitit 2021. Përmirësimi i treguesit të besimit konsumator u përcaktua nga pritshmëritë më të mira në lidhje me situatën e përgjithshme ekonomike dhe financiare, si dhe blerjet e mëdha në të ardhmen. Pritjet e konsumatorëve për ecurinë e përgjithshme të çmimeve në të ardhmen kanë pësuar rënie gjatë muajit mars.

Pas

Gjërat e kota që dëmtojnë produktivitetin në punë

Para

Fshesa elektrike që përgjon bisedat familjare

Para
Fshesa elektrike që përgjon bisedat familjare

Fshesa elektrike që përgjon bisedat familjare

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

10 “të vërteta” që ju ndihmojnë në jetë dhe biznes

10 “të vërteta” që ju ndihmojnë në jetë dhe biznes

nga Fast News
09:30 | 08/06/2026
0

Mijëra protestues në shesh i kërkojnë dorëheqjen, përgjigjet Rama: Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen

Mijëra protestues në shesh i kërkojnë dorëheqjen, përgjigjet Rama: Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen

nga Fast News
09:09 | 08/06/2026
0

A po fillon flluska?! Numri i pronave të shitura ra me 35% në gjysmën e dytë të 2025, sipas BSH

A po fillon flluska?! Numri i pronave të shitura ra me 35% në gjysmën e dytë të 2025, sipas BSH

nga Fast News
09:01 | 08/06/2026
0

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet/ Kurti bie me 6%, ja kush u rrit

Zgjedhjet në Kosovë, dalin rezultatet/ Kurti bie me 6%, ja kush u rrit

nga Fast News
08:30 | 08/06/2026
0

Recent News

10 “të vërteta” që ju ndihmojnë në jetë dhe biznes

10 “të vërteta” që ju ndihmojnë në jetë dhe biznes

09:30 | 08/06/2026
Mijëra protestues në shesh i kërkojnë dorëheqjen, përgjigjet Rama: Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen

Mijëra protestues në shesh i kërkojnë dorëheqjen, përgjigjet Rama: Projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen

09:09 | 08/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora