Ata janë vendosur né qendër të mediave rozë për lidhjet e tyre të dashurisë. Në vitin 2019 pamë dashuri mes personazheve të ekranit që ndoshta na dukeshin të pamunduara. Disa prej tyre i bënë publike menjëherë, disa nuk donin të ekspozoheshin, por nuk mundën ta mbanin më gjatë sekretin e tyre.
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj
Moderatorja e njohur Arbana Osmani duket aq e dashurur këtë vit, sa lumturia i lexohet në sy. 2019 duket se ka qenë një vit i mirë për Arbanën e cila po jeton një histori dashurie me regjisorin e programit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishajn. Këtë vit, ata e bënë publike lidhjen e tyre dhe kudo shfaqen së bashku.
Gent Fatali dhe Rozafa
Fillimisht e mohuan që janë bashkë, por më pas erdhi momenti për ta pranuar. Reperi i njohur Gent Fatali këtë vit publikoi jo rrallëherë foto me Rozafën, motrën e Loredanës. Ai tha se e kishte vajzë halle, por më pas rezultoi se kjo gjë nuk ishte e vërtetë, por se dyshja ishin bashkë.
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi nuk ka preferuar asnjëherë të flasë për jetën e saj private. Ajo dëshiron që të shkruhet vetëm për sukseset e saj në karrierë. Gjithmonë hermetike sa i përket çështjeve të zemrës. Mirëpo, këtë vit është përfolur se ajo është në një lidhje dashurie me aktorin e humorit, Romeo Veshajn. Dyshja janë fotografuar jo rrallëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje, Romeo ka publikuar një foto me Jonidën në Instagram, shoqëruar me disa zemra. Kjo foto është marrë si një konfirmim për lidhjen e tyre.
Bora Zemani dhe Donald Veshaj
Binjaku tjetër Donald Veshaj duket se po jeton një histori dashurie me moderatoren e njohur Bora Zemani. Edhe për dyshen është përfolur shumë gjatë këtij viti, po ata nuk kanë pranuar të flasin rreth kësaj lidhjeje. Gjithsesi, kjo nuk i pengon ata të shfaqen kudo së bashku.
Dua Lipa dhe Anwar Hadid
Një nga lidhjet më të komentuara të 2019 është ajo e Dua Lipës dhe modelit Anwar Hadid. Pas ndarjes me Issac Carew, Dua Lipa u lidh me vëllain e motrave Gidi dhe Bella Hadid. Dyshja duken mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.