• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Marrëveshja për Mini-Shengenin e nxituar”, Grida Duma: Nëse Kosova nuk do ta takojë Serbinë, as Shqipëria nuk duhet ta bëjë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Çdokush të mbajë përgjegjësitë e veta”, Grida Duma tregon zgjidhjen e krizës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në një shkrim në rrjetet sociale, ish deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, konsideron të nxituar marrëveshjen e Minishengenit Ballkanik.

Sipas saj ajo po krijon polarizim dhe ndarje më të mëdha mes Shqipërisë dhe Kosovës, një përçarje mes shqiptarësh e cila asnjëherë nuk ka qenë në këto përmasa që nga rënia e komunizmit në 1991.





Sipas Dumës Shqipëria nuk duhet të bëjë asnjë hap që lidhet me integrimin rajonal pa dakordimin e Kosovës.

STATUSI I PLOTË I GRIDA DUMËS

Shqipëria nuk ka qenë, nuk është, e nuk do të jetë cilitdo Vuçiç!
As Kosova nuk është e Edi Ramës!

Përgjegjshmëria ndaj Kosovës nuk të njihet apriori vetëm se je kryeministër në Shqipëri.

Çështja shqiptare nuk është punë mandatesh, por detyrash historike. Mungesa e përgjegjësisë është shumë më e rëndë se turpi i mosmirënjohjes!

Vetëm pak javë më parë, pa fjalë dhe pa bujë Kosova erdhi të ndihmoi një Shqipëri ku ekipet e shpëtimit gërmonin me duar, një Shqipëri pa fond e pa rezerva emergjence, pa mekanizma për shpëtimin e të mbijetuarve.

Disa nga qytetet e Kosovës e të shqiptarëve të Maqedonisë dhanë paratë e caktuara për zbukurimet e fundvitit, qytetarët e Kosovës hapën portat e shtëpive dhe institucionet e Kosovës u angazhuan në një përpjekje masive që tregoi një gjë dhe vetëm një gjë – në Kosovë jeton pjesa më vitale e kombit shqiptar.

Çfarë bëjnë institucionet e Shqipërisë për ta vlerësuar këtë fakt?

Asgjë!

Por asgjëja e institucioneve nuk është asgjë para dëmit që i bën Kosovës qeveria e Shqipërisë.

Marrëveshja per Mini-Shengenin është e nxituar dhe e gabuar. Ajo po krijon polarizim dhe ndarje me të mëdha mes Shqipërisë dhe Kosovës, një përçarje mes shqiptarësh e cila asnjëherë nuk ka qenë në këto përmasa që nga rënia e komunizmit në 1991.

Asnjëherë nuk do të duhej që në Tiranë të parakalonin politikanët e Beogradit, kur një gjë e tillë kryhet në kurriz të Kosovës. Aq më tepër kur Vuçiç ishte pjesë e qeverisë së Millosheviçit që dëboi një milionë shqiptarë vetëm sepse quheshin shqiptarë, që shfarosi, përdhunoi dhe masakroi me forcën e armëve. Të gjitha këto krime sot Vuçiç i mohon, dhe Tirana bën sikur i harron.

Na duhet të pyesim: si janë ndjerë nënat shqiptare në Kosovë kur në mes të Tiranës ecën me arrogancë dhe triumfalizëm mohuesi i masakrës së Reçakut? Mendoj se ka ardhur koha që Shqipëria të reflektojë mirë, përpara se të bëjë çfarëdolloj hapi tjetër që dëmton qoftë edhe një centimetër të Kosovës, qoftë edhe një grimë të dinjitetit dhe ndjenjave të saj.

Samiti i Durrësit, në mungesë të Kosovës, si dhe të çfarëdolloj transparence paraprake, ishte një nismë gjysmake. Si e tillë ai kontribuon në diçka që është absolutisht e kundërta e qëllimeve të mira. Ky samit shton dyshimet se pas ngutisë së treshes Vuçiq-Rama-Zaev fshihet një rrezik që nuk mund të anashkalohet me besimin apriori projekti është frymëzuar nga qëllime të mira.

Samite të tilla i shërbejnë Beogradit per rehabilitimin e politikës së vjetër, si dhe për ta fshehur pas sherreve ndërshqiptare politiken agresive ndaj Kosovës dhe Luginës së Preshevës.

Ajo që kemi për të bërë, -e që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku – është e thjeshtë.

E para: Shqipëria nuk duhet të bëjë hedhë asnjë hap që lidhet me integrimin rajonal pa dakordimin e Kosovës;

E dyta: Shqipëria nuk do të shkojë në asnjë mbledhje me Serbinë – e jo më të organizojë spektaklin e turpshëm të sorollatjes së Vuçiçit në qendrat ku strehohen të pastrehët “nëpër hotelet me 5 yje”, në mungesë të plotësimit nga kjo e fundit të kërkesave të Kosovës;

E treta: Çdo politikë madhore që prek interesin kombëtar, Shqipëria dhe Kosova duhet ta rakordojnë bashkë. Përgjegjësia mbetet me ata që nuk janë të aftë ta realizojnë këtë.

Nëse Kosova nuk do ta takojë Serbinë, as Shqipëria nuk duhet ta takojë.

Nuk është kjo për ti thënë faleminderit Kosovës. Është domosdoshmëri, është përgjegjësi, është paevitueshmëri. Nëse do të integrohemi, do të integrohemi bashkë.

Askush nuk mund të marrë peng Shqipërinë duke shitur Kosovën. Askush nuk do të na tërheqë të gjithëve në gropën që po i hap vetes.

Ata që do të bien, do të jenë të vetëm.

Do të bien në greminën e mosmirënjohjes dhe pabesisë së tyre.

Pas

Përflitet si fituesja e Festivalit, Kozeta Kurti për Elvana Gjatën: Kemi 5-6 vite që themi të shkojë ajo, tani thonë pse? Ky popull është…

Para

VIDEO/ Frenimi i fortë i metrosë në Milano, momenti shokues kur pasagjerët rrëzohen përtokë, 17 të lënduar

Para
VIDEO/ Frenimi i fortë i metrosë në Milano, momenti shokues kur pasagjerët rrëzohen përtokë, 17 të lënduar

VIDEO/ Frenimi i fortë i metrosë në Milano, momenti shokues kur pasagjerët rrëzohen përtokë, 17 të lënduar

Të Gjitha

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

nga Fast News
20:00 | 15/08/2025
0

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

nga Fast News
19:44 | 15/08/2025
0

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

nga Fast News
19:39 | 15/08/2025
0

Recent News

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

08:00 | 16/08/2025
Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

20:00 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar