Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas visits së sotme në qytetin e durrësit, e ka nisur fjalën e tij me tragjedinë që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, ku tërmeti me magnitudë 6.4 la 51 viktima e shkatërrime të mëdha.
Më tej, Vuçiç foli për temat kryesore që janë diskutuar në Samit, ku tha se do të krijohet një treg i madh dhe unik pune mes këtyre shteteve.
“Shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë personat e familjeve që vdiqën në tërmetin e tmerrshëm që goditi Shqipërinë. Unë besoj se gjithë njerëzit në vendin tuaj e kuptuan simpatinë tonë, se ne bëmë gjithçka. Falënderoj Ramën që na çoi sot në Durrës, ku pamë ata fëmijë të mrekullueshëm që kishin humbur familjarët, dhe them që qeveria e Serbisë do të marrë një vendim të hënën për të ndihmuar me një vlerë parash Shqipërinë, por edhe me donatorët më të mëdhenj. Diskutimet që kemi zhvilluar ishin në funksion të intensifikimi të marrëveshjeve tona.