Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj liderëve të Kosovës, të cilët refuzuan të marrin pjesë në Samitin e tretë të Minishengenit Ballkanik, që po mbahet në Tiranë.
Kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se “asnjëherë, në asnjë rast, historia nuk tregon se vetëpërjashtimi, vetëizolimi, mbyllja dhe refuzimi të kenë sjellë ndonjë të mirë apo të kenë mbjellë ndonjë pemë me fruta të dobishme për gjeneratat e tjera.
Më tej, ai deklaroi prerë se kjo nismë nuk do të ndalet, duke shtuar se plagët e vjetra nuk kurohen me helm dhe acid, por me ilaçe.
“Të bashkojmë forcat për të përshpejtuar procesin e integrimit dhe për të krijuar standardet që i përgjigjen BE, liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve.