• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Vuçiçi ‘t’shtiftë’ n’dhé”, gazetarja e njohur shpërthen kundër kryeministrit Rama

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Vuçiçi ‘t’shtiftë’ n’dhé”, gazetarja e njohur shpërthen kundër kryeministrit Rama
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vizita e sotme e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në Shqipëri ka nxitur debate të shumta nga shumë personalitete.. Një nga ata është gazetarja nga Prishtina, Kimete Berisha, e cila ka reaguar ashpër në rrjetet sociale.

Berisha si një nga viktimat e mbijetuara të genocidit serb në Kosovë në kohën kur Vuçiç ishte edhe atëherë në pushtet, i kujton Edi Ramës që “të takohet sa herë të dojë zyrtarisht me njeriun që mohon masakrën e Reçakut e gjithë krimet në Kosovë, por të mos krijojë skena melodramatike mbi rrënojat e tërmetit, sepse i bën për të vjellë.”





Në fund të shkrimit shpërthyes, Kimeta Berisha, pasi paralajmëron Edi Ramën, `që t`ja kthejë mbrapsht dashninë Vuçiqit, sa s’kemi nis me të urrejtë si çeta e ‘viktimave të luftës’ e mos me të lënë me shti hundën në Kosovë sa të jesh gjallë, e mallkon në emër të viktimave shqiptare nga serbët`.

Shkrimi i plotë: Vuçiçi ‘t’shtiftë’ n’dhé! 

Pash Zotin këqyrne Vuçiqin në Durrës qysh i këqyr ‘me dhimbje’ ndërtesat me kry përpjetë.

Edi Rama kujton se serbi ndjen dhimbje, kur i shikon me kry n’hava ndërtesat e dëmtume prej tërmeti, po Vuçiqi e ka dertin e vet, këqyr mos po e heton naj snajperist se shumë ndërtesa, edhe rojet e tij i kanë thënë për çdo rast ‘këqyr’ edhe ti ‘oko sokolovo’.

Zaevi po sillet normal me kry në hi.

Vuçiqi që e ka mohuar masakrën e Reçakut, i ka mohuar fëmijët e vrarë shqiptarë; ka shkel në gjak deri në gju; nuk ka kërku falje për krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, sepse ka marrë pjesë edhe vetë në ato krime, e mohon lirinë dhe ekzistencën tonë, por ama ndjen dhimbje për Edi Ramën.

Pse veç Edi Ramën e bën kabull për njeri.
Raport pervers i këtyre të dyve.
(Fshehne pak se marre, po të shohin nanat e Izbicës).

Nuk ka shans me zbulu ku e shohin serbët dallimin midis shqiptarëve të Shqipërisë dhe neve të Kosovës.

Pse ata u duken ‘të pranueshëm’ e ne ‘të paparanueshëm’.

Neve na nënçmojnë shqiptarët e sigurisht u thonë serbëve gjithçka keq për ne, para tyre distancohen prej nesh.

Zoti e dittë.

Mos i ndihmoni më qeverisë së Edi Ramës. Asnjë centë.
Le ti jep pare Vuçiqi.
As mos ndjeni dhimbje për ta.
Vuçiqi le të mërzitet për ta.

Nuk e meritojnë dashurinë tonë, vuajtjen tonë, budallë kemi qenë që jemi kalbur burgjeve e kemi vdekë për këto fundrrina.

Hashim Thaçi s’ka të drejtë ta gjykoj Edi Ramën për afërsinë me Vuçiqin, por ne kemi të drejtë.

Hashimin nuk merret më me politikë, veç do miliona (pa tender) po mundohet m’i ‘vjedh’ e me ja dhënë njërit për ndërtesën e ish Komitetit (për presidencë).

Koha e tij ka mbaruar.
Por e jona ende Jo.

Prandaj, takohu me Vuçiqin zyrtarisht e mos krijo skena melodramatike mbi rrënojat e tërmetit me të. Gjithë kjo afërsi mes jush po na bën me vjell.
Kishe shumë po duheni.

Ktheja mbrapshtë ‘dashninë’ Vuçiqit, sa s’kemi nis me të urrejtë si çeta e ‘viktimave të luftës’ e mos me të lënë me shti hundën në Kosovë sa të jesh gjallë.

P.S. Jam me tre veta, të tretë e kanë përjetuar dhunën dhe tmerrin e Vuçiqit.

Pas

Nga modele në xhihadiste, ish- e dashura e futbollistit të Liverpool përfundon në burg

Para

Atentati ndaj prokurorit Kuliçi/ “Është sulm ndaj profesionit të tij”, reagon ashpër kreu i Gjykatës në Vlorë

Para
Atentati ndaj prokurorit Kuliçi/ “Është sulm ndaj profesionit të tij”, reagon ashpër kreu i Gjykatës në Vlorë

Atentati ndaj prokurorit Kuliçi/ "Është sulm ndaj profesionit të tij", reagon ashpër kreu i Gjykatës në Vlorë

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar