• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Shoku Rama më ke goditur shpesh pas shpine, por do të dalësh i humbur”, Malaj shpërthen ndaj kryeministrit

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Ti sekuestrohen llogaritë e biznesit dhe personale” Malaj për pronarët e firmave të ndërtimit: Tu bllokohet shitja e kompanive e pasurive të patundshme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi mazhoranca vendosi ta shkarkojë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj ka reaguar ditën e sotme në fjalën e tij në parlament.

Malaj u shpreh se Rama e ka goditur pas shpine, kurse ka shtuar se gjithnjë moralisht ka dalë i ftuar ndaj kryeministrit.





“Vetëm në telefon kam dëgjuar zërin e përlotur të nënës së Bashkim Finos. E kisha të pamundur mos t’i jepja fjalën se Bashkimit do i rrija pranë dhe nuk do e lija vetëm asnjëherë. Në vitin 1998, Majko më ftoi në qeverinë e tij. Nuk pranova, por ne mbetëm përherë miq të mirë. Në vitin 2002, Ilir Meta me të cilin konkurrova për postin e kryeministrit, me të njëjtin debat që është sot, se Shqipëria ka nevojë për institucione të forta, jo indivodë të fortë, më ftoi në qeveri, por unë qëndrova deputet. Kam investuar përherë për dijet, jo për karriget. Sot jam krenar që në familjen time të vogël kemi 5 diploma nga 4 universitetet më të mira në botë. Më ka inspiruar gjithmonë kultura hebraike, ku prindërit këshillojnë fëmijët se në jetë mund të të marrin çdo gjë, pasurinë, karriget, fitimet, punën, por jo dijen. Dijen nuk ta marrin dot, pa të marrë edhe jetën. Ndoshta ka qenë kjo arsyeja e përhershme pse diktatorët përherë i kanë vrarë, persekutuar dhe denigruar njerëzit e ditur. Është vërtetuar nga mençuria e popujve se të paditurit i urrejnë të diturit. Sot përballë vendit tim dhe deputetëve jam krenar që periudha e menaxhimit të financave publike nga viti 1997 deri më 2005 mbetet akoma më e mira. Ndërsa ju zoti kryeministër do të rrezikoni të mbeteni kryeministri më i dështuar në historinë e shtetit shqiptar.

Kjo të bën xheloz dhe të pashpirt për të goditur prapa shpine. Ju kërkova me lëtër që më datë 23 korrik 2019 të më thërrisni në mbledhjen e qeverisë dhe të më lexoni ballë për ballë. Keni goditur shpesh pas shpine shoku Rama, por asnjëherë nuk ke dalë moralisht i fituar. I kam fituar gjithmonë sfiat me ju. Dështimi juaj vjen nga aleatët që keni zgjedhur vetë. Ne që në fillime kemi zgjedhur qartësisht dy rrugë të ndryshme. Në vitin 2001, kundërshtova kandidaturën tuaj në Kryesi për kryetar të bashkisë. Gjë që ju nuk ma harruat kurrë, sepse kisha bindjen sepse ju nuk keni asnjë qelizë shtet-formuese në vetëdijen tuaj. Në vitin 2005, Nano më ftoi të konkurroj për drejtimin e Partisë Socialiste, duke më thënë se do të më mbështeste, por nuk e pranova këtë ofertë. Duke shfrytëzuar gjithçka negative, ju shoku Rama arritët që të bëheni kryetar i Rilindjes së PS dhe kryeministër i Shqipërisë. Por, siç thotë filozofi i njohur grek Ezopi krushqia me njerëzit e liq përfundon gjithmonë keq siç po përfundon në mënyrë dështuese epoka juaj e drejtimit të Shqipërisë.

Arben Malaj theksoi se e majta shqiptare ka personalitete politike tepër të mira që mund t’i shërbejnë Shqipërisë më mirë se Edi Rama.

“E majta ka shumë personalitete, që mund ta qeverisin Shqipërinë shumë më mirë se ju, por dehja nga pushteti abuziv ju mban të lidhur siç mban droga të droguarit. Të nderuar deputetet, siç thuhet rrallë e më rrallë, në jetë disa gjëra nuk janë për shitje. Integritetin dhe dinjitetin tim kurrë nuk e kam ofruar për shitje. Sepse në rrënjët e dinjitetit tim gjendet sakrifica e prindërve të mi punëtorë, që rritën 9 fëmijë, 6 prej të cilëve sot kanë diploma universitare. Është sdakrifica ime rreth 6 vjet punë në bujqësi dhe rreth 6 mijë kilometra rrugë në këmbë vetëm që të mirë-arsimohem. Është krenaria e mësuesve të mi, nga shkolla fillore Llakatund, shkolla e mesme e Nartës në Vlorë, deri tek studimet në Harvard. Janë ata që vazhdojnë të më inspirojnë t’i shërbej me dinjitet Shqipërisë. Sakrificat e lodhshme të ekipeve në ministri dhe të Komisionit në Kuvend, janë në këtë dinjitet, pa të cilët suksesi do të ishte i pamundur dhe dështimi do të ishte i sigurt. Admirimi dhe mbështetja nga socialistët, por edhe ajo e popullit të thjeshtë të vendit tim, që i ndjej kudo e përditë, janë shpresat e qindra studentëve, karrierës time akademike 27-vjeçare, që më kërkojnë të mbetem një model inspirues”, tha Malaj.

Pas

“Qeveria ka frikë nga fjala e lirë dhe Arben Malaj”, Ralf Gjoni kundër ligjit për mediat online

Para

LAJM I FUNDIT/ Miratohet buxheti i vitit 2020, 90 vota pro dhe 9 kundër

Para
Negociatat me BE/ Zbardhet projekt-rezoluta e Kuvendit, çfarë përmban drafti me 10 pika

LAJM I FUNDIT/ Miratohet buxheti i vitit 2020, 90 vota pro dhe 9 kundër

Të Gjitha

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

nga Fast News
16:44 | 16/06/2025
0

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

nga Fast News
16:34 | 16/06/2025
0

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16:32 | 16/06/2025
0

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

Recent News

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

16:44 | 16/06/2025
Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

16:34 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar