Në një fjalim deputeti Lefter Maliqi ka sulmuar qeverinë për menaxhimin e situatës pas tërmetit, krjimit të ministrisë së re me drejtues Arben Ahmetajn, paketën anti-shpifje që pritet të votohet seancën e sotme si dhe protestën e gazetarëve.
Maliqi nuk kurseu as akuzat personale ndaj kryeministrit Edi Rama për shown që bën me familjet e prekura nga tërmeti.
“Këtu dëgjova deputetë të mazhorancës, edhe ne jemi me ata që kanë humbur të afërmit, shtëpitë. Por duhet të kishte përfunduar vlerësimi i dëmeve, edhe kostoja e gjithçka madje të kishin nisur edhe zbatimet e projekteve. Por ky Edi apo Edvin, apo Sulltan don të shfrytëzojë situatën që del duke puthur njerëzit”, tha Maliqi.
Deputeti ka bërë thirrje që Janari të shpallet muaji i revoltës mbarëpopullore në të kundërt sipas tij duhet të pranojmë diktaturën.
“Demokracia sot ka vdekur, sot bëj apel që muaji Janar të bëhet muaj i reagimit publik ndryshe ta gëzojmë diktaturën sepse kështu futën në burg disa zogj se levreku rrin buzë detit dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi sidomos në Thumanë. Sidomos disa artistëve që dalin dhe qajnë. Del dikush andej nga Elbasani që ka marrë gjithçka dhe diskriminon punonjësit sikur po bën bamirësi. Del një ish-deputet i PD-së që ka marrë leje ndërtimi nga Rilindja. Shoë dhe aktrimi i tyre është i pafund. Janë gazetarët që ju fyejnë, socialistët e ndershëm, mjekët, demokratët, artistët që ju fyejnë. Sistem parlamentar do të thotë se të mblidhemi ne dhe ti themi kryeministrit hajde këtu nga vijnë këto lekë, kush janë donatorët? Ky tani kapi parlamentin, të gjithë e dinë”.
Maliqi kishte një apel ndaj deputetëve të opozitës parlamentare në lidhje me qëndrimin që duhet të mbajnë ndaj presionit mbi mediat ndërsa kishte edhe një paralajmërim nëse paketa anti-shpifje do të miratohej në parlament.
“Po u them deputetëve të opozitës së re se nëse jeni me gazetarët ju duhet të çoheni në mbështetje të tyre, të çoheni dhe të shohim jo vetëm për këta por edhe për Arben Malajn që socialistët e hodhën në rrugë. Legjislativi është i kapur, ekzekutivi i kapur, edhe sistemi i drejtësisë, tani duan të kapin edhe gazetarët. Disa media i ka kapur por do të kapi edhe ata gazetarët si policët me 500 mijë lekë rrogë.