Menjëherë pas vendimit të gjykatës e cila e dënoi me 1 vit burg, ka reaguar ish-deputeti i PD-së.
“Kjo ishte një vendimmarrje e shkruar shumë kohë më përpara, e pabazuar në ligj e pabazuar në prova”,- u shpreh ai.
“Ka disa shkelje të qarta që e bënin këtë vendim të ishte në një konkluzion të tillë që më herët. Nuk ka mafie, nuk ka llum, qelbësira që as më ndalin dhe më izolojnë dot. E sigurtë është që gjyqtari shok me Xhafajt dhe bandat i ka bërë një shërbim PS dhe bandave. Do kemi kohë për të folur për skandale të tjera”, shton me tej Salianji.