Moderatorja e njohur Brunilda Lahe ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e saj se është bërë nënë për herë të parë.
Ardhja në jetë e vogëlushes së saj mesa duket ishte e papritur dhe për vetë Brunildën, pasi ajo kishte caktuar një datë tjetër për lindjen.
Por gjërat nuk kanë shkuar sipas planit dhe vogëlushja ka vendosur të vijë në jetë më shpejt.
Ajo lindi dje, ditën e hënë dhe përvec momentit kur do të vinnte në jetë, vogëlushja ka zgjedhur vetë dhe emrin e saj, Hana.
“Jam bërë nënë! Faleminderit Zot për këtë bekim! Me sa duket kam sjellë në jetë një vajzë që do të bëhet një grua me karakter të fortë e ide të qarta. Unë dhe babi i bebushes, me gjinekologen kishim planifikuar tjetër orë, tjetër datë, tjetër shenjë horoskopi. Kisha një listë me emra, ku secili mund të ishte i duhuri.
Vetëm kur ta shihja portretin e saj do ta gjeja me siguri emrin. Por e vogla ime nuk mori parasysh asgjë nga këto. Zgjodhi ditën e saj të lindjes: e hënë, orën e saj: mbrëmje, ku një gjysmëhënë mistike, magjepsëse shndëriste. Kështu ishte vetë ajo që zgjodhi edhe emrin e saj: HANA
Kuptimi i këtij emri, në vende të ndryshme të botës, sikur është enkas për të: hir i Zotit, e para, e lulëzuar, lumturi…
Mirë se erdhe mes nesh Hana Meta! Mami dhe babi mezi po prisnin të kapnin dorën tënde për të mos e lëshuar më asnjëherë.
Unë dhe Hana jemi shumë mirë. Faleminderit me zemër të gjithëve që asistuat në lindjen time! Ju faleminderit të gjithëve ju që e keni bërë të bukur këtë rrugëtim timin me fjalë të bukura e gjeste të kujdesshme. Faleminderit për çdo urim paraprakisht! Si një mama e re jam e mirëkuptuar besoj nëse nuk i përgjigjem dot në kohë secilit”, shkruan Brunilda krahas fotos ku shfaqet duke mbajtur dorën e bebes.