Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili mbajti postin në periudhën e qeverisë “Rama 1” ka komentuar shkarkimin e Arben Malajt nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, duke e quajtur si totalisht të paligjshëm.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se do të jemi para një veprimtarie politike të dikujt, në rast kur shfaqja publike bëhet në kuadër të një partie politike ose si kandidat a përfaqësues i saj.
Si llogjikë kjo e nxjerr këtë vendim të qeverisë për shkarkimin e Arben Malajt, totalisht të paligjshëm edhe në vijim të parlamentit, argumenton Manjani.
REAGIMI I ISH-MINISTRIT YLLI MANJANI
Ky është përkufizimi i Veprimtarisë politike.
Pra me pak fjalë, do të jemi para një veprimtarie politike të dikujt, në rastet kur shfaqja publike e ti/saj bëhet në kuadër të një partie politike ose si kandidat apo përfaqësues i saj.
Kjo llogjikë e nxjerr totalisht të paligjshëm vendimin e qeverisë dhe në vijim të palo-parlamentit për shkarkimin e Arben Malajt nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shtetit.
Arben Malaj ka patur dalje publike, jo si politikan, as si përfaqësues apo kandidat i një partie, por si qytetar.
Të flasësh në media, qoftë edhe duke kritikuar qeverinë, nuk do të thotë se merresh me politikë.
Le pastaj kur kritikon Bashkinë që nuk shërben apo shërben keq. Arben Malaj e kritikoi Bashkinë po aq sa Erion Brace, por asnjëri nuk mund të quhet se e bëri për politikë. E pra Braçe është përfaqësues politik, Malaj jo!
Ndaj oërdora e nenit 47.d të ligjit për Bankën e Shtetit, në rastin Malaj është abuziv.