Tirana ka arritur të triumfojë në ndeshjen me Partizanin që u luajt mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania”. Me rezultatin 1-2, bardheblutë arritën të fitojnë derbin e kryeqytetit pas plot 5 vitesh.
Golin e vetëm për Partizanin e shënoi Jurgen Bardhi, ndërsa për Tiranën shënuan Cobbina dhe Idriz Batha.
Në fund të ndeshjes, lojtarët e Tiranës dhe tifozët nisën të festonin fitoren e munguar prej vitesh.