Prej kohësh janë në qendër të vëmendjes së mediave për lidhjen e tyre të dashurisë, që kanë preferuar ta mbajnë larg syve të publikut.
Por mesa duket ata kanë vendosur të mos fshihen më.
Bëhet fjalë për këngëtaren Çiljeta Xhilaga dhe portierin Alban Hoxha.
Së fundmi, Albani ka festuar 32-vjetorin e lindjes dhe ka organizuar një festë private me miq e të njohur.
E pranishme sigurisht ka qenë dhe partnerja e tij, Çiljeta.
Fotot nga ditëlindja janë publikuar nga “Tiranapost”, ku nuk ka munguar as puthja e përqafimi i Çiljetës për Albanin.
Të dy duken me të vërtetë shumë të dashuruar, dhe mesa duket ruajnë akoma të njëjtat ndjenja për njëri-tjetrin edhe pas 4 vitesh lidhje.