Biznesmeni Muharrem Hoxha denoncoi një rast në Krujë, ku sipas tij autoritetet nuk i përgjigjen thirrjes për të dërguar ekspertë.
Duke folur në studion e emisionit “Aktualitet” me gazetarin Bejdo Male, Hoxha deklaroi se ka kërkuar nga bashkia, prokuroria dhe policia që të dërgojnë ekspertë për të verifikuar pallatin, por askush nuk ka denjuar ta bëjë diëka të tillë.
Ai bëri me faj Bashkinë e Krujës për këtë neglizhencë, ndërsa i bëri edhe një herë thirrje që kjo ëështje të marrë fund dhe pallati të ceritifikohet, me qëllim që të marrë fund edhe paniku tek banorët.
“Pushteti vendor ka 2 vite që është në agresion me mua. Pushteti vendor duhet të jetë krah i biznesit. Unë punësoj 400 vetë dhe ai më shemb pallatin. Kur ka ra tërmeti pas 5 ditësh kërkova të më bëhet ekspertiza e pallatit. Më marrin njerëzit nga Amerika, nga Italia, çfarë po bëhet?
A po shembet pallati? Zotëri, pallati ishte në të gjithë parametrat, i kam bërë letrat policisë, prokurorisë, bashkisë që të më ëojnë ekspertë. Bashkia s’e ka marrë mundimin të më lajmërojë mua. Unë kam investuar shpirtin tim në atë pallat.
Më mori shefi i policisë së bashkisë dhe u paraqita në bashki. Ju kam thënë më jepni numrin e ekspertit. Pallati ku jetoj unë nuk ka asnjë lloj shenje. Pasi iu dërgova letrat bashkisë, policisë, prokurorisë, kanë bërë panik tek banorët. Ata duan që pallati të dalë i pabanueshëm”, tha Muharrem Hoxha.
Pjesë e panelit të ftuar në studio sonte ishin edhe biznesmeni Ahmet Tusha dhe eksperti i pushtetit lokal, Genc Drita. Ky i fundit mbështeti Muharrem Hoxhën në shqetësimin e tij. Ndërsa biznesmeni Tusha i kërkoi që të presë ekspertët me qetësi.
Pjesë nga diskutimet gjatë emisionit:
Muharrem Hoxha: Pushteti vendor ka 2 vite që është në agresion me mua. Pushteti vendor duhet të jetë krah i biznesit. Unë punësoj 400 vetë dhe ai më shemb pallatin. Kur ka ra tërmeti pas 5 ditësh kërkova të më bëhet eksperitza e pallatit. Më marrin njerëzit nga Amerika, nga Italia, ëfarë po bëhet? A po shembet pallati? Zotëri, pallati ishte në të gjithë parametrat, i kam bërë letrat policisë, prokurorisë, bashkisë që të më ëojnë ekspertë. Bashkia s’e ka marrë mundimin të më lajmërojë mua. Unë kam investuar shpirtin tim në atë pallat. Më mori shefi i policisë së bashkisë dhe u paraqita në bashki. Ju kam thënë më jepni numrin e ekspertit. Pallati ku jetoj unë nuk ka asnjë lloj shenje. Pasi iu dërgova letrat bashkisë, policisë, prokurorisë, kanë bërë panik tek banorët. Ata duan që pallati të dalë i pabanueshëm…
Genc Drita: Dua ta mbështes pak Bejdo sepse banorët janë bërë mosbesues. Kur i thua prokurorisë ti KCK, atëherë ku do të shkojnë qytetarët? Ata e shohin kryeministrn si shpëtimtarin e dheut. Ata banorë janë në një traumë shumë të madhe. Duhet të vijë grupi i ekspertizës dhe ta shohë me vëmendje objektin. Banorët kanë nevojë për përkrahje, por kur shtetin nuk e kanë me vete, ata do t’i sulen investitorit.
Ahmet Tusha: Unë them që duhet të presësh me qetësi ekspetët. Madje kur të vijnë ata, ti mos ji fare prezentë sepse ata janë shumë të saktë. Kur konstruksioni bëhet për 10 kat, ajo është 10 kat. Nuk mund të vendosësh asnjë kat me tepër. Ne i kemi dhënë shumë rëndësi jo vetëm konstruksionit, por edhe mureve, cilësisë së llaëit. Ne kemi ëdo mur me brez sizmik. Instituti i Ndërtimit ka funksionuar shumë mirë deri në vitin ’90. Meqë ra tërmeti, e mira do të ishte që oponenca teknike të ishte për objekte mbi 5 kat. Synim kryesor i ëdo ndërtyesi të bëjë një ndërtesë të sigurt është të punojë me një konstruktor me emër.
Muharrem Hoxha: Edhe unë e kam falenderuar konstruktorin tim para 3 ditësh. Lepuri tek unë flen tek bashkia, tek policia që merr urdhër nga bashkia. Unë a thua se po bëj krim, jo po punësoj njerëz. Tek pushtetui vendor unë jap taksa, punësoj njerëz. Por nuk e kam parë njëherë pushtetin vendor… E kam marrë në telefon shefin e komisariatit dhe i kam thënë si ka mundësi nuk vjen grupi i ekspertëve. Të vijnë dhe të bëjnë verifikimin, ju bëj thirrje.
Genc Drita: Në këto momente dramatike për popullin shqiptar, unë them se ka prokurorë të ndershëm që duan të ndihmojnë.
Muharrem Hoxha: I bëj thirrje pushtetit vendor, të gjithë ata njerëz që marrin rrogat, të vijnë dhe të shohin ëfarë hanë, ëfarë pinë njerëzit.
Ahmet Tusha: Unë isha i sigurt që pallati do të certifikohej i sigurt, por prita edhe mendimin e ekspertëve. Që në fillim kemi thënë që do të vendos kaq hekur sepse dua të fle i qetë në një kohë tërmeti. Dhe ja ku jemi në kohë tërmeti. Të vriten njerëz, është shumë e pafalshme për ndërtuesit.
Muharrem Hoxha: Edi Rama nuk mund të bëjë gjithë Shqipërinë. Ai ka caktuar kryetarë bashkie, ka punonjës. Po i bëj thirrje që të vijnë e të flenë njerëzit të qetë.
Genc Drita: Fle lepuri diku tjetër…
Ahmet Tusha: Ekspertët janë si puna e mjekut. Gabimi shumë i vogël mund të jetë fatal. Në sistemin tonë shkollor s;ka shumë informacione për tërmetet. Durrësi është zonë sizmike. Për ndërtimet mbi 10 kate bëhet studim sizmik. Kjo tregon që një tërmet kaq i fortë që bie pas kaq vjetësh dhe qëndron 90% e objekteve do të thotë se është në rregull. Tundja për 54 sekonda ka dëmtuar muret dhe e ka plasaritur.
Muharrem Hoxha: Unë kërkoj atë që kanë për detyrë, asgjë më tepër. T’i shërbejnë popullit shqiptar.
Ahmet Tusha: Tani është sfida e rindërtimit. Rindërtimin t’ua japë të paktën 200 kompanve të ndërtimit që kanë ndërtuar me cilësi dhe me siguri. Të gjithë duhet të japin shpresë që të kthehet Durrësi me gjallëri, njerëzit t’i kthehen punës, konsumit.
Marrë nga Faxweb.al