Top Channel mëson se deputeti Kujtim Gjuzi dhe nënkryetari Kuvendit, Myslim Murrizi, mund të ndëshkohen për përdorimin e gjuhës së urrejtjes në Kuvendin e Shqipërisë.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga Kuvendi raporton se do të jetë vetë kreu Parlamentit, Gramoz Ruçi, që do të drejtojë mbledhjen paraditen e të enjtes.
Pikënisja e kësaj mbledhje ka ardhur pas një mori me ankesa nga organizatat e të drejtave të njeriut pas diskutimeve me gjuhë urrejtje e disktriminuese përdorur nga Gjuzi dhe Murrizi.
Se cila do të jetë masa ndëshkuese për këta dy deputetë kontrovers në retorikën e tyre politike, këtë do ta vendosë kjo mbledhje e cila pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Marrë nga Top Channel