Ka nisur mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë edhe për ditën e sotme.
Mbledhja drejtohej nga zv.kryeministri Erion Braçe pasi Rama ndodhet në Londër në kuadër të 70-vjetorit të samitit të NATO-s.
I pranishëm ishte dhe ministri ‘fuqiplotë’ që do të drejtojë operacionin pas tërmetit, Blendi Çuçi, i cili bëri një bilanc paraprak të situatës aktuale, duke zbuluar shifrat e akomodimit të banorëve e deri te pallatet e dëmtuara.
“Strehimi ka shkuar 12 mijë persona që janë akomoduar në hotele, çadra, qendra sociale, palestra, etj. 4 mijë persona janë në hotele, 254 në palestra, 6.5 mijë në çadra, 395 në qendra sociale, 769 në Kosovë dhe 436 në akomodime të tjera. Përsa i takon dëmeve, në 26 shkolla me 10300 nxënës janë me dëme, 15 në Durrës, 2 në Lezhë dhe 9 në Tiranë. Nga objektet 656 janë inspekuar në Durrës, 242 të pabanueshme, 27 për t’u prishur. Në qarkun Tiranë janë 525 pallate të dëmtuara dhe 3921 banesa dhe 146 biznese”- u shpreh ministri Çuçi gjatë mbledhjes.