• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

‘Fluturuam me gjithë krevat nga kati i 7-të ’ e mbijetuara nga tërmeti rrëfen momentet e tmerrit

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
‘Fluturuam me gjithë krevat nga kati i 7-të ’ e mbijetuara nga tërmeti rrëfen momentet e tmerrit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Tërmeti i cili tronditi vendin tonë solli pasoja të mëdha. Yllka Osmani është njëra nga të mbijetuarat e tërmetit.  Në programin “Historia ime” ,Yllka ka treguar historinë prekëse se si arriti të shpëtonte.

Ajo dhe bashkëshorti i saj ndodheshin në katin e shtatë të ndërtesës. Kishin ndjerë dy lëkundjet e para,  por lëkundja e tretë ishte shumë e fortë. Nuk kishin patur mundësi të dilnin dhe në një kohë shumë të shkurtër e panë veten në mes të rrënojave. Yllka tregon në TV Klan se arriti të dallonte bashkëshortin  e saj, i cili ishte në gjendje shumë të keqe.

Pas 10 minutash tmerri dhe dhimbjeje vijnë të afërmit e tyre dhe i nxjerin nga rrënojat. Yllka tregon se në katin e parë të ndërtesës ishte dhe djali i saj, por që fatmirësisht arriti të dilte jashtë banesës para se ajo të shembej përtokë.

Yllka: Falë Zotit jam gjallë!

Gazetarja: Ju jetonit në cilën zonë të Durrësit?

Yllka: Në plazh, në stacionin e hekurudhës.

Gazetarja: Godina sa katëshe?

Yllka: 7-katëshe.

Gazetarja: Jetoni me familjen?

Yllka: Bashkë me familjen. Bashkëshorti, djali dhe vajza. Djali jetonte në katin e parë atë natë, ndërsa vajza ishte në Tiranë.

Gazetarja: Në ato momente ishit vetëm me bashkëshortin në shtëpi?

Yllka: Po dhe djali ishte në të njëjtën banesë, po në katin e parë.

Gazetarja: Ndërkohë ju ishit në katin e shtatë?

Yllka: Ne në katin e shtatë dhe ra tërmeti i dytë që ishte më i fortë se i pari.

Gazetarja: E ndjetë tërmetin e pare?

Yllka: Po e ndjemë.. Edhe u cuam, menduam se nuk do kishte më, por filloi i treti dhe nuk  na la kohë të bënim asgjë. Atje thamë Zot na ndihmo dhe kur  pamë që fluturuam me gjithë krevat…

Gazetarja: Çfarë ndodhi?

Yllka: Ra komplet ndërtesa në tokë, komplet u shkri, u bë pluhur i bardhë. Ne nuk e di kur e kemi parë veten aty, bashkëshorti që më thërriste Yllka ku je? Unë i thoja ti ku je se nuk shihej asgjë.  Kur e shoh bashkëshortin të varur, kokë edhe këmbë dhe duar dhe i mbahej vetëm një pjesë e këmbës tek një pjesë solete. Nuk  e di si i kam dhënë fuqi vetes dhe e kam tërhequr drejt vetes. Pastaj kemi ndenjur në rrënoja të sakatuar,vetëm rrënkonim. Pastaj dëgjuam zëra nga lagjja që panë se ndërtesa u shkri komplet dhe thoshin jeni gjallë, flisnin, a jeni gjallë, përmendnin emrat tanë dhe pastaj na nxorrën nga rrënojat. Pastaj pamë që nga kati i shtatë ishim në tokë.

Gazetarja: Ju keni rrëshqitur bashkë me krevatin ku ishit shtrirë?

Yllka: Po, por ajo ka ndodhur shpejt, në ato moment kam mbuluar kokën me jastëk që mos shikoja vdekjen me sy. Edhe madje poshtë kur rashë, jastëkun e kisha akoma mbas vetes sime.

Gazetarja: Bashkëshorti ka arritur të mbijetojë?

Yllka: Po, por është më rëndë është në Spitalin e Traumës, është jashtë rrezikut për jetën por ka dëmtime të rënda.

Gazetarja: Mund të themi që ky ka qenë moment më i vështirë në jetën tuaj?

Yllka: Më i vështiri në jetë ky është, pamë vdekjen me sy edhe Zoti na ktheu prapë. Kur pashë murin e dhomës që u nda dhe ne fluturuam, thashë kaq ishte..

Gazetarja: Sa keni ndjenjur në rrënoja?

Yllka: Shumë pak, diku 10-15 minuta.

Gazetarja: Djali juaj është mirë?

Yllka: Djali është mire. Fatmirësisht ai arriti të dilte se ishte në katin e parë./tvklan.al

Pas

Me sytë nga Shqipëria / Kush janë shtetet që kanë dhënë ndihma për tërmetin, ja çfarë kanë ofruar deri tani

Para

Sensibilizohen bizneset shqiptare, ja sa para kanë dhënë BIG-ët për tërmetin

Para
Sensibilizohen bizneset shqiptare, ja sa para kanë dhënë BIG-ët për tërmetin

Sensibilizohen bizneset shqiptare, ja sa para kanë dhënë BIG-ët për tërmetin

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën – Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

nga Fast News
09:00 | 07/11/2025
0

Recent News

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025
Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

14:07 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar