• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Rrëfimi tronditës i gruas nga Tirana: Isha shtatzënë kur më rrihte burri, ngela rrugëve me dy fëmijët e mitur

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Rrëfimi tronditës i gruas nga Tirana: Isha shtatzënë kur më rrihte burri, ngela rrugëve me dy fëmijët e mitur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Tiranë, Afërdita është vetëm njëra nga mijëra gra të dhunuara në familje. Bashkëshorti u alkoolizua, pastaj nisi lojërat e bixhozit, ku humbte pagesat e punëve disa mujore.

Tani ai është në burg për herë të tretë për dhunën ndaj saj, por Afërdita jeton me frikën se ai do ta dhunojë sërish.

Emri dhe zëri i saj në këtë material janë ndryshuar për arsye sigurie.

Këtë vit 17 viktima humbën jetën nga dhuna në familje, mbi 4 mijë gra, që denoncuan dhunën.

Afërdita duroi dhunën fizike për 8 vjet, madje dy herë iku nga shtëpia, por sa herë kthehej ai bëhej akoma më i dhunshëm.

“Isha shtatzanë me fëmijën e dytë, kur ai më godiste mua dhe fëmijën e madh. Aty nuk durova më dhe e denoncoi në polici. U divorcuam, por këtu nisi një tjetër kalvar vuajtjesh, sepse kur doli nga burgu ai më dëboi nga shtëpia dhe mbeta rrugëve pa strehë me dy fëmijët e mitur” – tha Afërdita.

Vajzat u tmerruan nga dhuna e babait. Ai tani ka hyrë disa herë në burg dhe pas disa burgimeve të shkurtëra del në gjendje akoma më të rëndë dhe i kërcënon.

Afërdita thotë se policia nuk është shumë aktive në ndalimin e kësaj dhune brenda familjave.

Thjesht paraqitet në banesë, thotë “Mos mos bëni kështu e ashtu!” dhe nuk e ndjek më gjatë dhunën që thellohet më tej, ndaj ajo është shumë e frikësuar për jetën e saj.

Afërdita thotë se di mjaft ngjarje të tjera shumë herë më keq se sa jeta e saj, ndaj bën thirrje grave dhe vajzave që të mos heshtin dhe të mos durojnë, të fshehin dhunën, por ta denoncojnë me guxim, edhe pse urdhërat e mbrojtjes nuk zbatohen sa duhet, edhe pse gjyqet zvarriten, por në fund do të fitojnë dinjitetin.

Në Shqipëri janë disa strehëza për gra dhe vajza të dhunuara, ku ato ndihmohen maksimalisht. Strehëza për gra dhe vajza të dhunuara ka ndihmuar në disa vjet mbi 1 mijë zonja të dhunuara, që mesatarisht tregojnë dhunën pas 10-15 vitesh. Ajo është pjesë e një rrjeti organizatash që japin ndihmë dhe avokati falas viktimave të dhunës në familje, të cilat shtohen nga viti në vit.

Një vit më parë u vranë 20 gra e vajza, ndërsa sivjet janë vrarë 17 viktima. Për të parandaluar këto krime pushteti vendor ka me ligj një rol kryesor që nuk po e kryen.

Një tjetër mungesë e madhe në strukturat e mbrojtjes sociale është mos kujdesi i fëmijëve që vuajnë dhe dhunohen brenda familjeve së bashku me nënat e tyre.

Ndërsa kujdesi për nënat kujdesi është i pakët, mbrojtja dhe kujdesi për fëmijët e këtyre prindërve është akoma edhe më i pakët.
Afro gjysma e bashkive që nuk ngrejnë struktura dhe nuk ndajnë as fonde për shërbim mëse të domosdoshëm për familjet shqiptare në krizë.

Zeri i Amerikes

Pas

Shqipëria nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet lëkund sërish vendin

Para

Berisha publikon për herë të parë kontratën e truallit të vilës së Ramës në Surrel: U ble me 2 euro metri katror

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

nga Fast News
12:01 | 20/11/2025
0

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

nga Fast News
11:38 | 20/11/2025
0

Si të prezantohesh në 15 sekonda

Si të prezantohesh në 15 sekonda

nga Fast News
08:00 | 20/11/2025
0

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

nga Fast News
18:30 | 19/11/2025
0

Recent News

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

12:01 | 20/11/2025
GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

11:38 | 20/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar